Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Nëse përkrahja financiare nuk arrinë tek punëtorët, kompanitë do të ndiqen penalisht

Shkup, 28 shtator – Nëse mbështetja financiare nuk arrin te punëtorët, kompanitë do të marrin kallëzime penale, tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev në një intervistë për Kanal 5.

“Unë nxis që të metat e periudhës së mëparshme të mos përsëriten dhe që punëdhënësit të respektojnë masat dhe qëllimin që duam të arrijmë.” “Përveç kësaj, ne po stimulojmë kthimin e punëtorëve të larguar nga puna dhe nëse një kompani e bën atë, ajo do të fitojë të drejtën të aplikojë për këtë masë dhe unë i bëj thirrje që ta bëjnë atë,” tha Kryeministri Zaev.

Ai shpjegoi mekanizmin e zvogëlimit të shumës së mbështetjes financiare për pagat në ekonomi, varësisht nga sasia e humbjeve operative nga pasojat e Covid-19, si një risi në paketën e katërt të masave që do të përfshijë 83,000 punonjës, për 250,000 paga në tre muaj për të cilat janë parashikuar 70 milion euro.

Postime të ngjashme

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

Dy shtetas serb janë privuar nga liria, janë gjetur 62 emigrantë në automjetin transportues “man”

R Zh

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...