Zaev nesër në Bërdo në takime me Varhejin, Merkelin, Makronin dhe Radevin, pret mesazh të qartë dhe të pastër nga BE-ja

Shkup, 5 tetor – Samiti në Bërdo nuk është samit në të cilin vendoset, por gjithmonë dua të jem optimist që të dërgoj mesazhe pozitive, por duhet të jemi edhe realist. Këtu  nuk mund të presim konferencë të parë ndërqeveritare, hapje të kapitujve ose ngjashëm, por presim të kemi mesazhe të pastra dhe të qarta nga BE-ja për integrimin e Ballkanit Perëndimor në pyetjen e gazetarëve në vigjilje të Samitit BE-BP në Slloveni.

“Mesazhi sado që të jetë i pastër, sado që të jetë preciz dhe më korrekt kundrejt vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe korrekt ndaj BE-së kjo në mënyrë plotësuese do të thotë motivim dhe stimul për të gjithë që të vazhdojnë të punojnë para se gjithash qytetarët, institucionet, qeveritë, parlamentet të gjithë së bashku në rrugën evropiane, në reformat dhe integrimin e vendeve tona”, tha Zaev.

Kryeministri përsëriti se është optimist dhe se këtë e mbështet me argumente dhe hapa dhe vendime, që, siç tha fillimisht do të thonë konkretisht mbrojtje që është për neve e rëndësishme dhe ky është identiteti ynë, gjuha maqedonase, populli maqedonas, por njëkohësisht edhe gjetja e zgjidhjes.

“Dua të konfirmoj që nesër herët me mëngjes pune filloj një takim me komisarin Varheji dhe me kryeministrin e Sllovenisë si vendi kryesues me Këshillin Evropian dhe së bashku me presidentin Rumen Radev, natyrisht që ato duhet të konfirmohen plotësisht, por tashmë në rendin e ditës. Menjëherë pas kësaj, do të kem takim me kancelaren Merkel, presidentin Makron dhe presidentin Radev. Sigurisht, ju e dini që ne do të flasim për gjetjen e një zgjidhjeje dhe do të dërgojmë edhe një herë një mesazh pozitiv për miqësinë bilaterale, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin, por edhe përpjekjet e Bullgarisë për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfundimisht Maqedonia e Veriut ta bëjë hapin, të cilin e pret kaq gjatë”, tha Zaev.

Ai përkujtoi ky është Samit për mbështetje të Ballkanit Perëndimor me konkluzione, që duhet të dërgojnë qartë mesazh se BE-ja mbetet e orientuar dhe e përkushtuar drejt zgjerimit, gjegjësisht drejt motivimit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojë me reformat në mënyrë meritore komplet konform metodologjisë së re dhe konform me atë që Evropa t’i porosisë çmimet që duhet të pasojnë me plotësimin e të gjitha kushteve.

Zaev gjithashtu sërish përsëriti se pret mesazhe të qarta kundrejt Maqedonisë së Veriut dhe mesazhe të pastërta kundrejt gjithë Ballkanit Perëndimor, se Evropa mbetet tërësisht e përqendruar drejt integrimeve të Ballkanit Perëndimor me të gjitha detajet brenda, si kanë sukses reformat, si ecim përpara, si janë plotësuar kushtet që të vazhdojmë kështu, duke shprehur pritje që BE-ja deri në fund të vitit ta bëjë hapin e ardhshëm e ajo është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare.

Related posts

Pasaportat më të fuqishme në botë, i Maqedonisë në vendin e 31-të

D V

Nuk ka turmë para pikave të vaksinimit në Tetovë, vijon vaksinimi edhe me dozën e tretë

D V

Mickoski: Nuk ka alternativë për anëtarësimin në BE

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More