Zaev: Nevojitet një shtytje e re në procesin e zgjerimit

Shkup, 30 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në Forumin e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor i cili organizohet në vendin tonë në prag të Samitit të BE -së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

I organizuar çdo dy vjet që nga viti 2006, Forumi i Shoqërisë Civile ofron mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi gjendjen aktuale të shoqërisë civile në rajon, nevojat e saj dhe zhvillimin e saj të ardhshëm. Për ne politikanët, kjo është një platformë e shkëlqyer, një vatër e ideve për përmirësimin e politikave që i bëjmë.

Tema e parë në koncept dokumentin për këtë Forum të Shoqërisë Civile – Përforcimi i Procesit të Aderimit – Perspektiva e Besueshme e BE -së mbi Ballkanin Perëndimor – është tema e duhur në kohën e duhur.

“Tema është e vërtetë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian për shkak të bllokadës së imponuar për zgjerim, e cila e vë në pikëpyetje interesin strategjik të Brukselit për zgjerimin e Unionit me vendet nga një rajon me rëndësi strategjike vendimtare për Evropën”, tha Zaevi.

Tema vjen në kohën e duhur pasi siç tha, “kam besim se mesazhet nga ky Forum, njëjtë si dhe mesazhet nga vizitat e presidentes fon der Lajen dhe eurokomisionerit Varhei, do të arrijnë në Bërdo pranë Kranj në Slloveni kur më 6 tetor do të mbahet Samitin i BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

“Presim që mesazhet tuaja t’i riafirmojnë vendimet e Komisionit Evropian nga muaji mars 2020 në lidhje me zgjerimin e BE -së në Ballkanin Perëndimor. Atëherë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit Evropian që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat e anëtarësimit. Të gjitha vendet anëtare të BE -së e pranuan këtë vendim dhe u pajtuan që integrimi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor në BE paraqet një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në mbarë kontinentin dhe se Ballkani Perëndimor është një pjesë përbërëse e Evropës dhe një përparësi gjeostrategjike për BE –në”, ka thënë kryeministri.

Për fat të keq, shton ai, Bullgaria e bllokoi këtë vendim dhe ajo bllokadë është ende aktive.

“Sinqerisht shpresoj se mesazhet tuaja nga ky Forum do të jenë pjesë e shtysës së re që është aq e nevojshme në këtë moment dhe se më 6 tetor në Slloveni do të ndërmerren hapat e nevojshëm për të zhbllokuar zgjerimin e BE -së. Përparimi ynë në integrimin në BE para së gjithash duhet të varet nga reformat e brendshme që lidhen me kapitujt, legjislacionin e BE -së dhe arritjen e standardeve evropiane, ndërsa ne, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore evropiane, do t’i intensifikojmë bisedimet me Bullgarinë me një vullnet të sinqertë që të ndërmarrim hapa më afër zgjidhjes së çështjeve tona të ndërsjella”, theksoi Zaevi.

Për të rikthyer besimin në zgjerim dhe për të forcuar mekanizmat e BE -së për zbatimin efikas të procesit të integrimit dhe anëtarësimin e aleatëve të tij natyrorë në Ballkanin Perëndimor, Brukseli duhet të sigurojë pa rezervë qasjen e liderëve politikë dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile nga ky rajon që të marrin pjesë në aktivitetet në kuadër të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, sepse Ballkani Perëndimor është pjesë pandarë e Bashkimit Evropian.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sepse nëse ky status quo mbetet pa perspektivë përparimi, zhgënjimi nga bllokimi i zgjerimit do të përhapet si një kancer edhe në proceset e tjera të evropianizimit të vendeve të Ballkanin Perëndimor.

Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme të vazhdohen të gjitha politikat nacionale të parashikuara për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, me mbështetjen e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian. Nuk ka dyshim dhe në politikat tona është absolutisht e pranuar, që në ballafaqimi me sfidat dhe problemet e përbashkëta që nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike dhe sociale, partnerët socialë dhe organizatat civile kanë një rol kyç dhe thelbësor për të luajtur përfshirjen aktive në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë tutje Zaevi.

Ky forum dhe rrjetëzimi i mëtejshëm i organizatave civile mund të japë një kontribut shtesë në ngritjen e kapaciteteve të organizatave civile, ndërsa bashkëpunimi rajonal, si dhe shkëmbimi i ekspertizës, janë në krye të politikave tona qeveritare për mbështetje.

Qeveria, siç tha, arriti që përmes konceptit të transparencës dhe llogaridhënies t’i afrojë institucionet me qytetarët. Përmes organizatave civile, sindikatave dhe shoqatave të tjera civile, ata përfshihen në procesin e krijimit të të gjitha politikave qeveritare.

“Është mënyra jonë e krijimit të politikave, ligjeve, strategjive që u përgjigjen interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve dhe të jenë një përgjigje e përshtatshme ndaj sfidave që vijnë para së gjithash nga pasojat e ndryshimeve klimatike, u shpreh Zaevi.

Me shoqërinë civile dhe sektorin e biznesit, shtoi se jemi partnerë të barabartë në këtë proces.

“Treguam përkushtim për avancimin e të gjitha shtyllave dhe proceseve që janë pjesë e këtyre përpjekjeve tona. Do të ndaj vetëm disa shembuj që janë në vijë me temat e tjera në këtë Forum. Kur filloi pandemia me KOVID-19, menjëherë e aktivizuam dialogu social që në fazat e hershme dhe bashkërisht me partnerët social krijuam masa për zbutjen e pasojave në shëndetin e qytetarëve dhe për ruajtjen e vendeve të punës. Në pjesën e tranzicionit të drejtë nga fosile në burime të ripërtërishme të energjisë, vendi është lider në rajon dhe në vendet e elektranave ekzistuese me qymyr po shfaqen elektrana e reja solare fotovoltaike, ndërsa në vend më shumë po ndërtohen edhe elektrana të erës. Vlerë plotësuese e këtij tranzicion të drejtë është edhe kujdesi për të punësuarit në kapacitetet energjetike të lëndëve fosile. Askush nuk do të lihet prapa ose të mbetet pa vend pune. Politika jonë në mbështetjen financiare të investimeve në elektrana me burime të ripërtërishme është – Për çdo megavat, një vend pune”, ka thënë kryeministri.

Për ne, shtoi se drejtësia sociale nuk është një akt, por një luftë e vazhdueshme për përparimin e shoqërisë sonë të barabartë për të gjithë. Ajo luftë na motivon të jemi këmbëngulës dhe të investojmë edhe më shumë. Edhe më shumë barazi gjinore. Edhe më shumë për barazi ekonomike. Edhe më shumë për barazi sociale.

Pjesë e agjendës sonë të gjelbër është kujdesi për pasuritë natyrore. E shpallëm për Park Nacional Malin Sharr, Mal me numrin më të madh të majave më të larta se 2000 metra.

“Me shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur, gjegjësisht për park nacional, shteti ynë bëhet me parkun e katërt nacional dhe i pari që nga shpallja e pavarësisë dhe i parku i parë nacional pas 60 viteve. Me Parkun Nacional Mali Sharr dhe me Malet e Osogovës dhe Mali Vodno si zona të mbrojtura, sipërfaqja e përgjithshme e maleve të mbrojtura në nivel nacional tani arrin në 13.2% të territorit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut. Numërova disa nga shumë projekte, programe dhe politika që kemi përfshirë në agjendat tona të quajtura Aksion 21 dhe Evropa në vend, të cilat janë praktikisht evropeizimi i vendit tonë”, ka thënë mes tjerash Zaevi.

Related posts

Analizë/ Në Kumanovë pritet betejë mes LSDM-së e VMRO-së, por kujdes nga Dimitrievski!

N E

Mishel: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

D V

Mickovski: Informacionet për materialin nga i cili janë ndërtuar spitalet modulare, e tejkalojnë përgjegjësinë morale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More