Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev nga Brukseli pret atë që kanë premtuar

Shkup, 18 maj – Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot ka udhëtuar për në Bruksel, për të marrë pjesë në darkën e përbashkët të punës me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ftesë të nënkryetarit të BE-së Josep Borrel. Në takim do të diskutohen çështjet aktuale për rajonin në kontekst të progresit të vendeve në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian.

Zaev në një deklaratë të dhënë para takimit me nënkryetarin e KE-së, dhe Përfaqësuesin e lartë për siguri dhe politikë të jashtë të BE-së Zhozep Borrell, deklaroi se Maqedonia e Veriut i ka përfunduar të gjitha obligimet që dalin nga lista me kritere për fillimin e negociatave me BE-në.

“RMV-ja ka përfunduar të gjitha obligimet që dalin nga lista me kritere për fillimin e procesit përfundimtar të negociatave për aderim në BE. Këtë KE-ja e ka njohur dhe në raportet për progresin e vendit në Këshillin Evropian edhe deri tek liderët e vendeve anëtare të BE-së, shumë qartë e bëri me dije se vendi ka rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave”, deklaroi Zaev.

Mes tjerash Zaev shtoi se BE-ja duhet ta mbajë premtimin, pasi që sipas tij, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë punë.

“Përfaqëuesit e BE-së e dijnë dhe kuptojnë se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë në temë e negociatave. E dijnë dhe e kuptojnë se kjo as që ka qenë e as që duhet të jetë në tryezën për bisedime për anëtarësimin e RMV-së në BE” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...