Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev nga Kisela Voda: Krijuam vende të reja të punës, ndërtojmë edhe infrastrukturë dhe parqe të reja

Shkup, 28 shtator – Ju ishit këtu kur luftuam me regjimin, tani jeni këtu kur krijojmë një të ardhme të bukur. Të ardhme të bukur ka shteti, por edhe çdo komunë dhe çdo lagje, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tribunën e sontme me qytetarët në komunën e Kisela Vodës në Shkup.

“Po përparojmë! Krijojmë vende të reja pune, ndërtojmë edhe infrastrukturë dhe parqe të reja. Sot paratë shpenzohen për nevojat e qytetarëve. E kemi rritur standardin ekonomik. Paga mesatare po rritet, paga minimale po rritet.

Investuam në infrastrukturë, ndërtuam dhe rindërtuam rreth 60 kopshte, një numër të madh shkollash fillore dhe të mesme, 80, më shumë se 50 stacione policore, mbi 500 kilometra ujësjellës dhe kanalizime, mbi 1.000 kilometra rrugë”, tha ai.

Për këto katër vjet, theksoi ai, Kisela Voda u zhvillua si asnjëherë më parë dhe prandaj ne jemi më të mirët dhe e ofrojmë Më të mirën.

Ai shtoi se edhe në Kisela Voda dhe në të gjithë shtetin, punohet me përkushtim dhe me dashuri për komunat dhe për popullin tonë, se qytetarët thjesht mund ta krahasojnë si ka qenë më parë. 

Related posts

“Kandidatët” për Çairin nuk e dinë që janë kandidatë

I.A

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z.H

Visar Ganiu u garanton banorëve të Seravës: 2mln euro investime në modernizimin e infrastrukturës nëntokësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy