Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Një pjesë e madhe e popullit bullgar është kundër bllokimit të rrugës sonë për në BE

Shkup, 18 nëntor – Pohoj se një pjesë e madhe e popullit bullgar është kundër bllokadës dhe pengesave për popullin maqedonas në rrugën për në BE, tha Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Dojçe Vele pasi dje Bullgaria e bllokoi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Unë pohoj gjithashtu, shton Zaev, se Borisov është gjithashtu kundër, sepse ai është një reflektim i popullit të tij. Por sigurisht, ai ka edhe partnerë të koalicionit.

“Unë shpesh e dëgjoj mikun tim të mirë, Karakaçanov. Dhe unë pohoj se ai e do Maqedoninë, por ndonjëherë e do Maqedoninë në mënyrë të gabuar. Ia kam thënë këtë edhe atij. Kjo është sikur të thonë “aman vëlla, mos na duaj aq shumë”. Pra, ai e do Maqedoninë, por në mënyrë të gabuar. Ai duhet të vazhdojë ta dojë atë, por edhe të tregojë se ajo që e rëndon dhe është problemi i tij, siç thotë ai, maqedonas bullgar, zgjidhet”, thotë Zaev.

Ai përsërit se nuk kemi pretendime ndaj fqinjit.

Ai shton se si kryeministër e restauroi dhe ngriti monumentin e kolonelit, Konstantin Kavarnaliev në Dojran, sepse, siç thotë ai, ai luftoi për liritë dhe të drejtat në Luftën e Parë Botërore.

“Sepse kjo mund të jetë një urë miqësie. Unë personalisht kam biseduar me kryetarët e bashkive dhe institucioneve për t’i hequr tabelat që flasin për popuj “armiqësorë” dhe t’i ndryshojnë ato tabela. Unë jam ai që punon, së bashku me të gjithë njerëzit e mi, për ta forcuar besimin, miqësinë dhe vëllazërinë, të dy kombeve, por nuk mundeni diçka nëse është e humbur me dekada, për dy vjet ta arrini, do kohë shtesë, ndërsa kjo varet nga të gjithë ne”, thotë Zaev.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...