Zaev: Prej kandidatëve varet nëse do të mbështesim ndonjë parti politike në zgjedhje

Shkup, 22 korrik – Kryeministri Zoran Zaev thotë se LSDM-ja pajtohet që data e zgjedhjeve lokale të bëhet edhe 17 tetori, siç kërkon opozita, nëse për këtë arrijnë marrëevshje të gjitha partitë. Propozimin, që zgjedhjet të mbahen më 31 tetor, siç tha, e ka dhënë vetëm për shkak të përputhjes së termineve për fushatë me terminin e mbajtjes së regjistrimit të popullatës.

 

“Për mua është shumë me rëndësi çka do të thotë opozita. Ajo duhet të jetë e kënaqur me datën e zgjedhjeve. Nëse mbahen më 17 tetor, përputhen me fushatën për regjistrimin, dhe kjo nuk është gjë e mirë, duhet ta shtyjmë regjistrimin deri nga fundi i shtatorit, pas çka mund të fillojë fushata, por, nëse opozita thotë data 17, dhe të gjitha partitë tjera pajtohen, pajtohemi edhe ne. Fundjavat e ardhshme janë 24 dhe 31, ato janë opsionet për tetor”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të kompleksit Planet.
Ai thotë se me kërkesë të opozitës ka ndodhur edhe anulimi i zgjedhjeve nga shtatori për gjysmën e dytë të tetorit.

“Kur u takuam me Mickoskin, ata kërkuan anulim të zgjedhjeve prej shtatorit për tetor, arritëm marrëveshje për gjysmën e dytë të tetorit, e ato janë 17, 20 dhe 31 tetor. Unë i konsultova partitë në shtet, parimisht të gjitha u pajtuan dhe është arritur marrëveshje”, tha Zaev, duke shprehur bindje se nëpër biseda partitë do ta harmonizohen për datën e mbajtjes së zgedhjeve.

Kryeministri Zaev theksoi se mbajtja e zgjedhjeve pas 17 tetorit nuk është kundërkushtetuese dhe se anulime të tilla kanë ndodhur në zgjedhjet në vitin 2004, 2005 dhe 2017.

“Nuk është jokushtetuese, e këtë e konfirmon viti 2004, 2005 dhe në vitin 2017 anulimi prej pranverës në vjeshtë, me ndryshimin e Ligjit për zgjedhje, ku thuhet se kryetarët e komunave dhe këshillat i bëjnë funksionet deri në zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave të rinj. Dhe kjo tanimë u kontrollua dhe në të vërtetë u adresua edhe para Gjykatës kushtetuese në procedurë në të kaluarën dhe sa jam i njoftuar nga juristët e ekipit im, edhe e refuzuar, pasin Ligji thotë që Zgjedhjet të mbahen në vitin kur bëhen katër vite dhe për shkak është e lejuar plus minus 15 ditë, pesë muaj dhe teoretikisht 12 muaj”, tha Zaev.

Lidhur me furnizimin e pajisjes për shenja të gishtave për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ai tha se është i informuar se ka një firmë e cila është paraqitur në thirrjen.

Zaev tha se për të është me rëndësi të zbatohet ky proces, para së gjithash, siç tha, për shkak se këtë e kërkon opozita, por edhe që ai të bëhet i suksesshëm, respektivisht ndërmarrja që do ta realizojë këtë të jetë e besueshme dhe të pranojë përgjegjësi, pasi do të disponojë me të dhëna biometrike të qytetarëve

“E pranojmë esencën dhe strukturën e Rezolutës si dhe tekstin pa ndryshuar asnjë pikë, asnjë presje. Por kur kryeministri do të mbështes dokument në kundërshtim me Kushtetutën, ajo flet për Qeverinë, për shtetin, ajo flet për institucionet”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në pyetjen nëse nuk qëndron emri kushtetues i shtetit në tekstin e Rezolutës iniciuar nga VMRO-DPMNE për linjat e kuqe të shtetit, a do ta mbështes të njëjtën.

“Treguam virtyt dhe e tejkaluam veten, për Bullgarinë për gjithë ne në vend nuk ka dilema për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas. Kishte dilema për Mickoskin, iniciuan Rezolutë. Thelbin dhe strukturën e Rezolutës dhe tekstit e pranojmë pa ndryshuar asnjë pikë e presje. Kemi çka të shtojmë, do të doja të qëndrojë Marrëveshja e Prespës, do të doja që të qëndrojë Marrëveshja për miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë, pse jo…”, ka thënë Zaevi.

Ka rikujtuar se para disa ditësh njëzëri me 84 deputetë është votuar Komiteti i përzier ku qëndron Republika e Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar dhe më të cilin bashkëkryeson Aleksandar Nikollovski si dhe ligje nga siguria dhe mbrojtja të votuara nga të gjithë bashkë në Parlament, përfshirë edhe partinë VMRO-DPMNE.

“Prej këtu dërgoj porosi pozitive, bisedohet në këto çështje, më të vërtetë treguam virtyt dhe madhështi, ja edhe BDI në bisedimet është përfshirë, opozita shqiptare poashtu është përfshirë, partitë e vogla përfshihen, me rëndësi është esenca, siç është me rëndësi Kushtetuta”, ka vlerësuar Zaevi.

Dje shefi i diplomacisë, Bujar Osmani tha se BDI-ja do ta përkrahë Rezolutën për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, nëse shfrytëzohet emri kushtetues i shtetit, ndërsa Rezoluta ku nuk ka emër kushtetues, siç tha, “nuk ka formë juridike”.

Theksoi se lidhur me atë dokument është me rëndësi të mos shkaktohet dëm dhe ftoi në kujdes që kjo politikë të mos merr dimension etnik dhe partiak, pasi siç tha, “vetëm mund ta dobësojë pozicionin tonë”.

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për rrugën eurointegruese të vendit dhe linjat kuqe të shtetit është në rend dite në mbledhjen e sotme të 47-të të Kuvendit.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mbrëmë kërkoi që Rezoluta të pranohet nga gjitha partitë politike “pa kushtëzime dhe justifikime”.

Sa i përket koalicioneve të mundshme, kryeministri Zoran Zaev thotë se vendimi për atë se si do të dilet në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat, e madje edhe në Tetovë, dhe nëse LSDM do ta mbështesë dikë, do të varet nga personat të cilët do të kandidojnë.

“Së pari t’i shohim kandidatët e nominuar nga të gjitha partitë, sepse thashë të kërkoj mbështetje nga partitë më të vogla, nëse ato janë BDI, BESA, PDSH apo nuk e di, partitë e serbëve, partitë e turqve, boshnjakëve, vllehëve, romëve, duhet të ofroni edhe zgjidhje cilësore nga ajo që e keni në dispozicion. Sepse, duke iu bërë thirrje anëtarëve tanë, e më pas edhe mbështetësve, duhet të keni argumente për vetë kandidatët. Kjo i referohet tërë vendit tonë. Nuk është vetëm Tetova. Tetova është aktuale për shkak se me siguri do të ketë më së shumti kandidatë. Unë besoj se mu përmes kandidatëve do t’i gjejmë edhe zgjidhjet”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas promovimit të kompleksit Planet.

Gjithsesi, theksoi ai, diku pritet mbështetje që në rrethin e parë, diku pritet në rrethin e dytë.

“Diku nuk do të jetë e mundur as në rrethin e dytë, përkatësisht në fund fituesi dhe kryetari i komunës së bashku me përfaqësuesit në këshill do të mund të bëhet shumicë në grupin e këshilltarëve të zgjedhë kryesues në këshill dhe t’i ndërmarr obligimet për të punuar. Kështu qëndrojnë gjërat dhe unë besoj se do të gjejmë koalicion”, tha kryeministri.

Ai informoi se ka pasur takim me liderët e PDSH-së dhe Besës dhe paralajmëroi se sot do të ketë takim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Me të do të bisedojmë dhe edhe njëherë do të kon firmojmë se dëshira për paraqitje të përbashkët ekziston, ndërkaq hollësitë unë dhe ai me siguri sot nuk mund t’i themi. Akoma zgjasin procedurat për kandidatë për kryetar komunash, As që e dimë se kush do të jetë nga BDI, as nga Besa, as nga DPMNE, as nga LSDM. Ja, për Tetovën të themi, dis ai dimë. Kështu që besoj se në fund do të arrijmë paraqitje të përbashkët për arsye se ai është obligim i të gjithëve, e njëkohësisht shpresoj të gjithë së bashku do ta kultivojmë filozofinë për një shoqëri për të gjithë. Do të thotë, do të thuren lista multietnike me karakteristikë multietnike të kandidatëve dhe kryetarëve dhe kryetareve të komunave”, theksoi Zaevi.

Lidhur me atë nëse LSDM po mendon të hyjë në garë për kryetar të Komunës së Tetovë me kandidat të vetin – shqiptar etnik, kryeministri theksoi se në procedurën në parti ka pesë kandidatë, prej të cilëve tre janë shqiptarë të nominuar nga organizata komunale partiake.

“Gjithsesi pasojnë anketat si për të gjitha komunat e tjera. Dhe në rrethana të tilla do të isha i lumtur nëse kemi kandidat shqiptar i cili do të jetë favorit, sepse vetëm atëherë mund të insistoni të shkoni me kandidat të vet, për arsye se e dini se si qëndroni me rejtingjet në secilin qytet”, theksoi kryeministri.

Ai nuk deshi të komentojë për emrat sepse, siç tha, procedurat për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave ende zgjasin.

Related posts

Rezoluta për pozicionet shtetërore për eurointegrimet në procedurë kuvendore

Z H

Seanca të Komitetit për marrëdhënie me bashkësitë dhe të Komisionit për sistem politik

Z H

Dimitrievski reagon pasi u përjashtua nga partia: Do ta shohim më 17 tetor…

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More