Zaev nuk i pranoi dorëheqjet e ofruara nga Filipçe dhe Hasani

Shkup, 5 tetor – Kryeministri Zoran Zaev nuk i pranoi dorëheqjet e ofruara për arsye morale të ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani, lidhur me zjarrin i cili shpërtheu më 8 shtator të këtij viti në Spitalin modular në Tetov në të cilin jetën e humbën 14 persona.

“Nuk ka arsye të vihet përgjegjësia politike ose drejtuese tek ministri Venko Filipçe dhe zëvendësministri Ilir Hasani, të cilët për shkaqe morale dhanë dorëheqje. Për gabimet eventuale të shkaktuara nga faktori njeri do të deklarohen organet kompetente”, deklaroi sot kryeministri Zaev, duke shtuar se ua jep besimin të vazhdojnë ta udhëheqin sistemin shëndetësor.

Zaev theksoi se ngelet në qëndrimin se nuk do të lejojë politizim të tragjedisë së spitalit në Tetovë. “Ne politikanët dhe pushteti ekzekutiv, në përgjithësi nuk guxojmë dhe nuk do ta interpretojmë raportin e ekspertëve të cilët vepronin me urdhrin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi Zaev.

“Është zbuluar shkaku për zjarrin dhe ai është publikuar qartë dhe publikisht. E mora këtë informacion dhe jam duke vepruar dhe menjëherë i dhashë rekomandimet në Ministrinë e Shëndetësisë që sa më shpejtë të bëhen kontrolle themelore në terren në të gjitha spitalet modulare. Tani më e rëndësishme është të përforcohen kontrollet dhe verifikimet që të zvogëlohet rreziku prej fatkeqësive të tilla të shkaktuara nga objekte të huaja në të ardhmen, për çka për fat të keq i humbëm 14 jetë”, tha Zaev.

Ai theksoi se na ka ndodhur tragjedi e tmerrshme, por nuk jemi vendi i vetëm në botë në të cilin ndodhin tragjedi të tilla dhe edhe njëherë shprehu ngushëllim për familjet e të vdekurve.

Paraprakisht sot, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në Prokurorinë Publike Themelore – Tetovë është dorëzuar Raport nga ekspertiza e gjurmëve të zjarrit në Spitalin modular për Kovid në Tetovë, të përpunuar nga Sektori për Analiza dhe Ekspertiza Kriminalistiko-Teknike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Me ekspertizën përcaktohet se zjarri është krijuar si pasojë e kontaktit të shkurtër elektrik përmes rezistencës së lartë kalimtare në kabllon lidhëse me defibrilator me të cilën është bërë rianimimi i një pacienti në njërën prej dhomave spitalore. Mbinxehja e kabllos shkaktoi ndezje në kutinë e lidhjes së kabllos zgjatuese në të cilën ishin lidhur defibrilatori, një karrikues i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Regjistrohen 111 raste të reja me Kovid-19, 15 të vdekur, 165 pacientë të shëruar

D V

Mijëra shqiptarë në pritje të miratimit të Ligjit për shtetësinë e Maqedonisë

D V

Sot vazhdon gjykimi për rastet “Parcelat në Vodno”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More