Maqedoni

Zaev nuk i shpalos emrat e zv/ministrave

Zhurnal Ads

Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra është në vijim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e zonës së re industriale.

“Unë jam i përgatitur nesër-pasnesër t’i dorëzoj emrat e propozimeve për zëvendësministra në Kuvend ndërsa Kuvendi me siguri pas 20 shtatorit do ta lë në rend dite zgjedhjen e tyre”, theksoi Zaev. Sipas tij, kusht për zgjedhjen e zëvendësministrave është Kuvendi t’i formojë trupat ndihmës që të funksionojë si dhe të verifikohet mandati i deputetes së re e cila do ta zë vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Ai kumtoi edhe se ka qenë i informuar se deputeti i BDI-së, Arben Ziberi i cili ishte i prekur nga Kovid-19, nga sot në mëngjes është kthyer në punë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Zaev potencoi se për momentin nuk mund t’i kumtojë emrat e zëvendësministrave pasi me partnered e koalicionit akoma nuk i ka konfirmuar të gjithë kandidatët.

“Akoma jam duke bërë intervista me kandidatët, jam duke biseduar me ta si zëvendësministra potencial. Besoj se do të përfundoj deri nesër që të mund t’ua kumtoj opinionit dhe t’i dorëzoj në Parlament”, theksoi kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Osmani dhe Dimitrov të bindur se Bullgaria nuk do të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Z H

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon zgjedhjen e menjëhershme të anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Diskriminimit dhe Avokatin e popullit

T E

VMRO-DPMNE-ja kundërshton seancat online në Parlament

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...