Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Nuk jemi larg marrëveshjes me Bullgarinë

Shkup, 23 nentor – Republika e Maqedonisë së Veriut bën gjithçka që është e domosdoshme që të arrihet marrëveshje për çështjet e hapura që ekzistojnë me Sofjen, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke cekur se Bullgaria është mik i madh i vendit dhe se beson se do të mbetet në atë linje.

“Siç thash, ne nuk jemi shumë larg marrëveshjes. Vetëm duhet të kemi vullnet të mirë, të shohim pozitivisht dhe ta projektojmë ardhmërinë para nesh. Besoj se do të ndodh, ja deri në Këshillin e dytë të ministrave të BE-së, më 8, 9 ose 10, kurdoqoftë, edhe një takim mes meje dhe kryeministrit (Bojko) Borisov, e besoj se edhe grupet tona të punës të cilat kontaktojnë intensivisht, do të krijojnë edhe atmosferë për këtë, flas për të dy palët. Normalisht, po zhvillohen ide, po shqyrtohet çdo lloj i varienteve në frymën e dinjitetit të dy popujve miqësore të gjendet zgjidhje evropiane me vlerat e instaluara evropiane në të. Unë besoj se kjo është e mundur”, tha Zaev në margjinat e Forumit energjetik të Maqedonisë së Veriut 2020.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj se për çka diskutohet me Bullgarinë, Zaev tha se nuk bisedohet për lëshime, por për zgjidhje për të dy palët.

“Nuk flasim për lëshime. Po bisedohet për zgjidhje për të dy palët. Ekzistojnë mënyra se si kjo të bëhet. Gjithsesi, edhe një herë potencoj, më vjen mirë që Bullgaria e njeh gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas si realitet, e besoj përmes atyre formulacioneve do të gjendej edhe zgjidhje , për shkak se ekzistojnë zgjidhje, natyrisht duke pasur kujdes mes vete si palë në marrëveshjen – ne për palën bullgare, ndërsa pala bullgara të ketë kujdes për neve. Këtë e bëjnë miqtë dhe besoj se do të tregojmë edhe një herë se jemi miq të mëdhenj”, tha kryeministri.

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...