Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Shkup, 23 qershor – Mbesim të përkushtuar dhe nuk tërhiqemi sepse qëllimi ynë është vlerat evropiane t’i sjellim këtu deri në fund. Nuk është anëtarësimi vetëm për shkak të anëtarësimit në BE. Në konstelacione të tilla ne në Bullgari konfirmuam me obligimin e kryesimit portugez të dorëzojmë udhërrëfyes ose hartë rrugore. Në vetë udhërrëfyesin qartë janë ndërmarë obligimet të dy palët me data konkrete dhe posaçërisht institucione të detyruara në të gjitha fushat për përparimin e bashkëpunimitt dhe në të gjitha fushat në të cilat mund të bashkëpunojmë.

Kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kumtesën e djeshme nga MPJ-ja bullgare në të cilën qëndron se mbesin konsultimet me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, por kërkojnë të fillojmë t’i zbatojmë obligimet e ndërmarra në nivel të lartë nga 17 qershori i vitit 2021 gjegjësisht nga vizita në Sofje.

“E vërtetuam edhe intensitetin e punës së komisionit arsimor historik. Konfirmuam se Maqedonia e Veriut është gjithashtu si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe asesi kjo nuk ka implikime ose ç’farëdo lloj pretendime territoriale ndaj ndonjërit fqinj, duke e përfshirë edhe ndaj Republikës së Bullgarisë dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë vetëm me territorin, në subjektin politik të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Jemi të gatshëm t’i dorëzojmë këto shënime gjithkund në vendet anëtare të BE-së dhe ku duhet”, tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, në suaza të Forumit ekonomik që mbahet në Shkup.

Vërtetum, theksoi Zaev, jo vetëm që nuk përzihemi në punët e brendshme të vendeve gjithashtu nuk përzihemi edhe në të drejtat e pakicave sepse ato janë zgjidhur me të drejtë evropiane përmes Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strazburg. Njëkohësisht, informon, është vërtetuar edhe deklarata e vitit 2006 nga Parlamenti i Maqedonisë në të cilën bëhet, dënimi i viktimave nga viti 1945 deri në 1990 të cilën Parlamenti ynë e ka miratuar në vitin 2006. Përkujtoi se njëkohësisht miratuam deklaratë në të cilën i përforcojmë lidhjet tona miqësore.

“Konfirmojmë edhe përparim të mëtutjeshëm në bashkëpunimin tonë në të cilin definitivisht flasim se po të kemi dy të ngjashme, por të ndryshme dhe njohje ndërkombëtare të gjuhëve, përfundimisht ta mohojmë edhe këtë tezë e cila ishte plasuar në mënyrë të rrejshme. Po, të dy vendet besojmë se kemi histori të përbashkët dhe se vërtetojmë që ekzistojnë njerëz të cilët besojnë se jemi pjesëtarë të një populli të njëjtë siç ekzistojnë edhe shumë njerëz tjerë të cilët besojnë se jemi tërësisht të ndarë dhe të veçantë si popull, por gjithë kjo na bën thirrje të dy palët ende më shumë të ndihmohemi dhe të mbështetemi në proceset të cilat vijnë para nesh”, sqaroi Zaev.

Ai ishte i përpiktë se asnjëherë nuk është hapur çështja e identitetit tonë dhe gjuhës sonë maqedone, prandaj nënvizoi, as pala bullgare nuk e hapi atë.

“Gjithsesi, atë që e pret gjithë BE-ja dhe qytetarët evropian, duke i përfshirë edhe qytetarët e Bullgarisë të cilët janë qytetarë evropian, ajo është e drejta jonë e identitetit. Më vjen mirë që kjo nuk është në tryezë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë të jetë në tryezë sepse për identitetin tonë maqedonas, për gjuhën tonë maqedone nuk negociohet”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Postime të ngjashme

Tema globale për zgjedhje lokale, partitë fillojnë me mobilizimin e anëtarësisë

Z H

Do të ashpërsohen dënimet për sulmet ndaj gazetarëve

Z H

BESA insiston në Grafën Etnike: S’ka kthim prapa!

Z H

12 të shëruar dhe 39 raste të reja me Covid

Z H

Tetovë/ Vdes nga covid një pacient, kishte marë 2 doza “Sinovac”

Z H

Qytetarë nga Maqedonia edhe më tej shkojnë e vaksinohen në Serbi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...