Zaev: Nuk mendoj për dorëheqje

Shkup, 16 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot tha se nuk mendon të japë dorëheqje.

 

Ai në deklaratën e Ziadin Selës, I cili dje kërkoi nga ai të japë dorëheqje për shkaqe morale, sheh politikbërje, dëshirë për pushtet dhe për fitore në zgjedhje.

“Mickoski të vijë, të jetë kryeministër? Nuk mendoj për dorëheqje, ndërkaq kryeministër apo zëvendëskryeministër të jetë kryetari I Aleancës kur të meritojë, kur të jetë këtu për të dhënë ide, të ofrojë zgjidhje, e jo të keqen ta shfrytëzojë në mënyrë më se perfide dhe atë gjatë tre ditëve të zisë, janë nga dëshira e pastër për pushtet, të fitohet. Gjithnjë derisa sillen kështu, do të humbin në zgjedhje. Alternativa tjetër është kjo: bashkësia, investimet, rrogat më të larta, kontribut në BPV”, theksoi Zaev pas vizitës në fabrikën e re për kabllo në Saraj.

Lidhur me dorëheqjet e ofruara tha se nuk ka koment shtesë sepse për të, theksoi, çdo ditë jep deklarata.

“Tragjedia na goditi të gjihë dhe do ta mbajmë mend tërë jetën. Humbëm jetë. T’I presim raportet forenzike”, theksoi kryeministri.

Ai edhe njëherë tha se të gjithë treguan ndjenjë përgjegjësie, duke ardhur menjëherë në vendin e fatkeqësisë për të ndihmuar disi. Keqpërdorimi I dhimbjes nëpër të cilën po kalon I tërë populli”, tha Zaev, është politikbërje e pastër. 

Related posts

Përfundon afati për listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunash

Redaksia

Pas kolumnës në Zhurnal, edhe BDI reagon për Korridorin 8-të

Redaksia

Burimet diplomatike: Në deklaratën përfundimtare të Samitit në Bërdo parashikohet BE-ja të japë mbështetje për zgjerimin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More