Zaev-Ollçak: Maqedonia e Veriut ka klimë të shkëlqyer për kompani inovative

Shkup, 27 shtator – Maqedonia e Veriut është vend me klimë të shkëlqyer afariste ku kompanitë kanë mundësi për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të investimeve, është konkludimi nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev me drejtorin e përgjithshëm ekzekutiv të “Philip Morris International”, Jacek Ollçak.

 

Kjo është vizita e parë e Ollçal në Maqedoninë e Veriut, ku kjo kompani multinacionale ka marrëdhënie të partnerit me “Kombinatin e duhanit” – Prilep në kompani të përbashkët.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të dikastereve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi, të Bujqësisë Arijanit Hoxha dhe i Shëndetësisë Venko Filipç, si dhe udhëheqësia “Kombinatit të duhanit”-Prilep.

Nga Qeveria kumtuan se në takim, Zaev theksoi se kjo vizitë e parë zyrtare e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të “Philip Morris International” është vetëm konfirmim se kompanitë globale e njohin Maqedoninë e Veriut si partner të sigurt për investimet e veta.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Philip Morris International”, Jacek Ollçak theksoi se “Philip Morris International”, është i kënaqur nga ajo si zhvillohet bashkëpunimi me Qeverinë dhe udhëheqësinë e “Kombinatit të duhanit”-Prilep.

Në takim u bisedua për procesin e transformimit të “Philip Morris International” në kuadër global ku në vitin 2016, kompania deklaroi se po riorientohej në prodhimin e alternativave më pak të dëmshme.

Ollçak theksoi se “Kombinati i duhanit” – Prilep dhe Maqedonia e Veriut mund të luajnë një rol në atë proces transformimi, duke shtuar se kompania ka një vizion të guximshëm për një botë pa tym duhani dhe se me proaktivitet janë të mundshme ndryshime të mëdha dhe zhvillimi është i mundur.

Viteve të fundit “Philip Morris International” së bashku me “Kombinatin e duhanit”-Prilep arritën të krijojnë kompani efikase dhe përfituese e cila vendosi standarde të reja edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana e “Filip Moris”, përveç drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv, ishin të pranishëm edhe Marko Marioti, kryetar për Evropën Lindore në kuadër të “Filip Moris”, Aleksandar Jakovljeviq,, drejtor i përgjithshëm i EJL-së, Ivan Kostiq, drejtor i përgjithshëm i “Filp Moris Kombinatit të duhanit” – Prilep (FMKDP) SHPK Shkup, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të kompanisë.

Related posts

Shoqëritë e sigurimeve paguan 1.9 milionë euro dëme nga breshëri dhe ngrica

D V

ASH/AAA kërkojnë urgjentisht nga Qeveria që t’i lirojë nga pagesat rrugore në autostradën Tetovë-Gostivar

Z H

Janë hapur me kohë të gjitha vendvotimet në Strugë, janë denoncuar probleme me aparatet për shenja të gishtërinjve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More