Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Opozita i minon përpjekjet për zhvillim të shtetit

Shkup, 1 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për revistën “Kapital” shprehi keqardhje se një pjesë e madhe e veprimeve që VMRO-DPMNE i bën në Kuvend dhe jashtë tij, janë bllokada, lajme të rrejshme dhe manipulime të cilat, si tha, janë të dëmshme dhe të rrezikshme për interesat nacionale dhe shtetërore, pas interesave të qytetarëve.

“Literalisht qëndrojnë kundër çdo procesi të rëndësishëm për shtetin, nga përparimi në NATO dhe BE, përmes luftës me koronavirusin, e  ja, këtyre ditëve shohim se janë edhe kundër regjistrimit”, tha Zaevi, përcjell Zhurnal.mk

Kryeministri nënvizoi se Mickoski po tenton t’i minojë të gjitha përpjekjet për zhvillim të shtetit, por në anën tjetër janë Qeveria e fuqishme dhe e hapur së bashku me qytetarët e vendit.

“Kjo, ana demokratike tashmë për të katërtin vit me radhë i fiton politikat degraduese dhe të rrezikshme të Gruevskit dhe Miskoskit. Për të gjitha çështjet e interesit të qytetarëve mund të diskutojmë, por kjo kërkon sjellje me përgjegjësi, e jo përsëritje të vazhdueshme të mantrës “sa më keq për shtetin, aq më mirë për VMRO-në”, tha Zaevi.

Sipas tij, nëse kanë alternativë, le ta tregojnë në mënyrë konstruktive dhe të argumentuar, në vend se me politikbërje të ulët ta vështirësojnë gjendjen.

“DPMNE ka edhe obligim edhe përgjegjësi të mos i bllokojë prioritetet e pranuara të përbashkëta strategjike të vendit tonë, siç është anëtarësimi në BE, rritja më dinamike e ekonomisë, shteti efikas juridik dhe institucione të fuqishme, arsimi i modernizuar, kohezioni i brendshëm, përballja e e suksesshme efikase me pandeminë botërore me Kovid-19”, tha Zaevi. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...