Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev optimist, gjatë kryesimit portugez mund të mbahet mbledhja ndërqeveritare

Bashkimi Evropian është duke ndërtuar një strategji për të rikthyer kredibilitetin e saj në konekst të çeljes së negociatave më Maqedoninë e Veriut, deklaroi të enjten kryeministri Zoran Zaev.

Ai thotë se në takimet që ka pasur ditëve të kaluara, me liderët e vendeve të BE-së ka biseduar për perspektivat e Ballkanit Perendimor, dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se asnjë vend nuk ka pritur aq gjatë sa Shkupi që pret çeljen e datës për 16 vite.

I ftuar në “Slobodna TV”, Zaev u shpreh optimist se në përiudhën e ardhëshme të kryesimit portugez me BE-në do të bëhen hapa drejt mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në fund të qershorit.

Kreu I qeverisë tha se Brukseli tashmë është I njoftuar me vijat e kuqe nga të cilat vendi nuk lëvizë, siç janë gjuha dhe identiteti.

“Qytetarët duhet ta shohin realitetin. Bullgaria ka një qeveri teknike, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje. Mendoj se gjetja e zgjidhjes është në favor edhe të palës bullgare.  Qytetarët u thanë në zgjedhje se nuk mbështesin politikat që çojnë në armiqësi, bllokime dhe frenime”.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

Panel diskutim për perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...