Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Papunësia ka rënë në shkallë historike prej 15.9 përqind

Shkup, 4 shtator – Kryeministri Zoran Zaev, në faqen e tij në Facebook ka shkruar se papunësia në tremujorin e dytë të vitit 2021 është ulur në 15.9%. Zaev shkruan se në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2020, papunësia është ulur për 4.8%.

Kryeministri më tej shkruan se statistikat tregojnë çekuilibër midis punësimit të meshkujve dhe femrave. Punësimi për burrat është 55.8 përqind, që është afër mesatares evropiane.

“Shkalla e punësimit është ende mjaft e lartë te burrat, në 55.8 përqind dhe është shumë afër mesatares së BE-së (60 përqind), ndryshe nga gratë ku kjo normë është 38.7 përqind. Kjo qeveri është e angazhuar për të korrigjuar këtë çekuilibër përmes masave aktive të punësimit, ku këtë vit, për herë të parë, parimi i përdorimit të këtyre masave u prezantua në raport prej 60 përqind për gratë dhe 40 përqind të buxhetit që do të ndahet për të mbështetur punësimin e meshkujve”, ka shkruar Zaev.

Ai gjithashtu thotë se vala e ndërtimit dhe hapjes së kopshteve pritet të ndikojë edhe më tej që gratë të jenë më të përfaqësuara në tregun e punës.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy