Agjencia Zhurnal.mk

Zaev paralajmëron zgjerimin e shumicës nga 3 deri më 6 deputetë

Shkup, 15 tetor, zhurnal.mk – Sipas kryeministrit Zoran Zaev, VMRO-DPMNE nuk ka potencial koalicionues që të mund të formon shumicë të re. Përskaj kësaj, paralajmëron se shumica që e mbështetë Qeverinë e tij shumë shpejtë do të arrij 65 dhe ndoshta 68 deputetë, transmeton Zhurnal.

VMRO-DPMNE nuk është në mundësi të formon shumicë të re parlamentare, por shumica e LSDM-së edhe BDI-së shumë shpejtë do të zgjerohet për tre deri në gjashtë deputet, paralajmëroi kryeministri Zaev duke komentuar informacionet që dolën nga tabori opozitarë për kinse tentime për ta rrëzuar Qeverinë në shtëpinë ligjvënëse.

“Me cilën parti të shqiptarëve dhe mbi çfarë baze, VMRO-DPMNE do të koaliciononte për formim të shumicës së re? A do të thotë kjo mbi bazën e rrënimit të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Cila parti tjetër do të pranonte një gjë të tillë? Këto janë informacione që qëllimisht lëshohen që të largohet vëmendja nga debati nëse duhet të ketë ndryshime në udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së pas humbjeve në zgjedhje. Por VMRO-DPMNE nuk do të bën shumicë, por shumica jonë shumë shpejtë do të zgjerohet për tre deri në gjashtë deputetë”, deklaroi Zaev.

Ai refuzoi të potencon emra konkret të deputetëve të cilët do të iknin nga tabori opozitarë, duke theksuar se nuk dëshiron ti keqëson bisedat me ta. Megjithatë tha se bisedimet po zhvillohen mbi bazën e principeve.

Nga Lëvizja BESA dje paralajmëruan një kyçje të mundshme të Alternativës në koalicionin qeverisës. Partia e Afrim Gashit momentalisht numëron 4 deputet, me të cilën shumica do të arrinte deri më 66 vota.

Këto ditë shumica parlamentare në të cilën marrin pjesë LSDM, BDI dhe BESA përsëri janë përballur me sfidën se si të sigurohet kuorum për punë dhe për vendosje, në situatë kur dy deputetë janë të infektuar me Covid-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...