Agjencia Zhurnal.mk

Zaev pas marrjes së mandatit: Do të formoj Qeveri

Shkup, 13 gusht, Zhurnal.mk – Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes së mandatit për formimin e Qeverisë, deklaroi se është i sigurt se në afatin e paraparë kushtetues do të arrijë të formojë ekipin e ri qeveritar.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse për 20 ditë nuk arrin të formojë Qeveri, a do ta kthejë mandatin dhe a do të ketë zgjedhje të reja, Zaevi theksoi se kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë, duke theksuar situatën me formimin e qeverisë në vitin 2016.

“Kishim situatë të tillë në vitin 2016, mandati i ishte besuar Nikolla Gruevskit dhe ai nuk arriti për 20 ditë të formojë qeveri. Kushtetuta është e qartë se kur skadon afati mandati kthehet. Atëherë mandatin e mora unë dhe koalicioni i renditur i dyti me dy deputetë më pak se sa koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE. Unë arrita të formoj qeveri. Dallimi qëndron në atë se tani unë do të arrij të formoj Qeveri”, theksoi Zaevi.

Zoran Zaev tha se sot do të ketë takim me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti që t’i vazhdojnë negociatat. Kumtoi se kanë sukses, në shumë aspekte, por edhe çështje të cilat ende nuk janë mbyllur, ndërsa të cilat, siç tha, çështje serioze. Për detajet, tha, nuk do të bisedoja sepse procesi negociues ashtu do të bëhet mediatik dhe nuk do të jetë në ndihmë.

“Përpiqemi t’i japim të gjitha informatat e mundshme deri atje deri ku nuk do të prishim ç’farëdo lloj perspektive të procesit të suksesshëm negociues. Por, menjëherë kur të kemi sukses dhe një hap, atë do ta kumtojmë. Gjithsesi, shpesoj në sukses për shkak të asaj që qytetarët na zgjodhën, na dhanë udhëzime se kush me cilin do të negociojë dhe rendi duhet të respektohet. Në demokraci- qytetarët tregojnë se kush me kë duhet të ulet së pari t’i bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme. Por, siç thashë, opsionet ekzistojnë. Në fund të ditës, vendi ynë Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të formojë qeveri, sa më shpejtë, që të mund të përfshihet me sfidat e pandemisë, por edhe ndërkombëtare, mendoj se procesi negociues me BE-në, procesi berlinas i cili vijon etj”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...