Zaev- Pejçinoviq Buriq: Konfliktet në rajon janë e kaluar

Shkup, 1 korrik – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog u takua me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

 

Kryeministri Zaev shprehu falënderim deri te Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Pejçinoviq Buriq për pjesëmarrjen e saj në ngjarjen e madhe ndërkombëtare në Ohër duke pasur parasysh përvojën e saj dhe njohja e drejtpërdrejtë e rajonit tonë, i cili është një kontribut i jashtëzakonshëm në debatet e forumit.

Siç informon Pres shërbimi qeveritar, gjatë takimit, kryeministri Zaev theksoi bashkëpunimin për një kohë të gjatë, mbështetjen dhe partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në vendosjen e standardeve dhe monitorimin e implementimit të tyre në fushat me interes primar për këtë organ evropian në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.

Gjatë bisedës, u theksua bashkëpunimi dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga Zyra e Programit e Këshillit të Evropës në Shkup, që nga themelimi i saj në vitin 2012, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme bashkëpunimi.

“Reformat e brendshme, janë angazhimi dhe procesi ynë strategjik që ne zbatojmë për ne dhe qytetarët tanë, në mënyrë që të mund të përmirësojmë standardet e jetesës së qytetarëve tanë, tha kryeministri, duke shtuar se evropeizimi është thelbësor për integrimin tonë dhe në atë pjesë Maqedonia e Veriut po lëviz përpara dhe pret që BE-ja të largojë pengesat për fillimin e procesit të bisedimeve të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në kumtesë.

Maqedonia e Veriut dhe Këshilli i Evropës janë partnerë në ndërtimin e shoqërive që do të përmbushin misionin e Këshillit të Evropës për të mos përsëritur konflikte si ai nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe se e vetmja mënyrë për të arritur atë është zgjidhja e konflikteve me veglat ligjore dhe të politikave siç janë dialogu dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Në këtë frymë, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriq theksoi se ngjarja Prespa Forum Dialog është për nder të dialogut dhe miqësisë si mënyra për të zgjidhur çështjet e hapura dhe se ata janë kthyer në rajon, mes tjerash, edhe falë lidershipit dhe guximit të Kryeministrit Zaev dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të zgjidhur problemet.

Në takim, siç theksohet në kumtesë u diskutua edhe për vlerësimet inkurajuese pozitive të shënuara në raportin e fundit të Këshillit të Evropës për Maqedoninë e Veriut, të tilla si: reformat ligjore për pavarësi më të madhe të gjyqësorit, ambient i përmirësuar kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, qasja e opinionit në informacione me karakter publik, përforcimi i organet e luftës kundër korrupsionit, përmirësimi i legjislacionit kundër diskriminimit, si dhe disa procese të tjera reformuese.

Related posts

Besimi: Rritja më e shpejtë ekonomike dhe rritja e standardit në krye të listës së prioriteteve

Z H

Mësohet gjinia dhe mosha e viktimave të tragjedisë në Tetovë

N E

Oliver Spasovski: Ne jemi të përkushtuar për zgjidhjen e shpejtë të situatës në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com