Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Shkup, 16 shtator – Për Ballkan të Hapur si kryeministra kemi qëndrim ndryshe, por kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë sepse e kemi për obligim t’u shërbejmë qytetarëve tanë, ekonomisë, odave, institucioneve edhe atë e bëjmë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve që ai mendon se duhet si qëndrim të ketë Kosova për Ballkanin e Hapur.

“Unë vetëm do të them se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ajo ndërton pikëpamjet e saj dhe ne i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, siç dëshmohet nga marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev.

Sipas tij, në Ballkan duhet të ketë dialog, duhet të ketë bisedime, për të arritur marrëveshje. Në atë mënyrë, beson Zaev, ne do të evropianizohemi më shumë, do të përmirësojmë bashkëpunimin rajonal dhe do të forcojmë rrugën tonë drejt BE -së. “I gjithë Ballkani Perëndimor, të gjashtë vendet nuk kanë alternativë përveç anëtarësimit në BE. Çdo marrëveshje dypalëshe, shumëpalëshe këtu në rajon është absolutisht për hir të një të ardhmeje më të shpejtë dhe më efikase në BE të të gjitha vendeve tona”, theksoi Zaev.

Vendi ynë, shtoi ai, ka treguar hapa të guximshëm për të arritur atë qëllim, dhe që, siç theksoi ai, është anëtarësimi i plotë në BE.

Kryeministri Kurti, nga ana tjetër, tha se ata duan më shumë bashkëpunim dhe realizim të marrëveshjeve në nivel dypalësh mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dhe takimi i sotëm mes dy qeverive, sipas tij, është dëshmi e kësaj.

“Ne jemi të orientuar drejt së ardhmes, për ne e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është lumturia jonë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Prandaj, ne do të inkurajojmë të gjithë bashkëpunimin rajonal që synon BE-në”, tha Kurti. Shtoi se dëshira e përbashkët që ata treguan në këtë takim për ta është një garanci që ajo që nënshkruhet në letër do të realizohet në realitet.

“Kjo gatishmëri e jona dhe serioziteti që ne tregojmë, jam i bindur se të gjitha këto marrëveshje do të realizohen, dhe pastaj të vazhdojmë të realizojmë marrëveshjet e tjera pozitive që u ndaluan. Besoj se deri në fund të mandatit tonë, nuk do të ketë nevojë të flasim për marrëveshje të paplotësuara në fund, por vetëm për arritjet tona të përbashkëta, në secilën nga fushat e këtyre 11 marrëveshjeve që i përmenda më herët,” tha Kurti.

Related posts

Analizë: Bashkimi Evropian assesi të zgjidhë kontestet në Ballkanin P. , nuk ndihmoi as procesi i Berlinit

N E

Ali Ahmeti: Sot flet sovrani dhe vlerëson punën e bërë

Redaksia

Bashkëpunimi midis APRMV dhe qendrave për punë sociale për punësim të pranuesve të ndihmës së garantuar minimale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More