Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev për takimin Pendarovski-Mickoski: Unë jam mbështetës për dialog, nga takimi nuk ka dëm, vetëm fitim

Shkup, 6 maj – Zhurnal – Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e takimit të paralajmëruar nesër midis presidentit Stevo Pendarovski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ai është mbështetës i dialogut dhe se dialogu sjell konsensus, duke përkujtuar se edhe bisedimet e tij me Mickoskin, si dhe me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Zijadin Sela dhe Afrim Gashi, dhanë rezultate.

“E gjithë kjo është në favor të shërbimit më të mirë dhe më efikas të qytetarëve. Kështu që do të ketë takim të Presidentit Pendarovski me kryetarin e partisë më të madhe opozitare Mickoski, mund të jetë vetëm një kontribut, nuk ka asgjë të keqe. Ata do të kumtojnë gjithçka për të cilën do të flasin, ne do të dëgjojmë, por unë apeloj çfarë do që të jetë le të kërkohen zgjidhje normalisht, por natyrisht të respektohen vlerat që shumica e popullsisë sonë pret të respektohen nga të gjithë, pavarësisht nëse është qeveria, presidenti, opozita apo të ngjashme për tema që paralajmërohet dhe diskutohen”, tha Zaev.

Ai përsëriti se në takimet e fundit me Mickoskin, dhe pastaj me Selën dhe Gashin, patën sukses të caktuar.

“Të gjithë dhanë nëse jo rezultat të plotë, të paktën të pjesshëm. Në takimin e parë kemi rënë dakord ta shtyjmë regjistrimin dhe sot të gjithë qëndrojmë për shtyrje të regjistrimit, kemi pranuar gjurmën e gishtit, procedurat janë udhëhequr tashmë nga KSHZ-ja dhe do ta zhvillojmë procesine tillë. Në kthim kërkuam zhbllokimin e ligjeve të ngecura. Unë besoj se në të ardhmen këto 27 ligje që janë ende të bllokuara në Parlament do të zhbllokohen në një mënyrë apo në një tjetër sepse dialogu çon në konsensus, ndërsa përmes kësaj qytetarët kanë përfitime”, tha Zaev.

Ai theksoi se edhe pjesa e dytë e Ligjit për Shtetësinë me shumë gjasa është zgjidhur, por kërkoi që ajo të shpallet nga propozuesit, Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa dhe shtoi se takimi i fundit në nivelin e punës u mbajt dje, ndërsa tani pasojnë aspektet teknike.

“Dje u mbajt takimi i fundit ku pjesa tekstuale, e propozuar nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa u shqyrtua nga Ministri Spasovski. E lexova, si dhe shërbimet e tjera të përfshira, por është ftuar MPB-ja. Dilemat janë sqaruar politikisht. Tani mbetet sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska së bashku me deputeten e Aleancës së Shqiptarëve, e cila ishte në takimin e punës dhe ekipet e tyre ligjore, kjo që është biseduar politikisht të vendoset në letër. Dhe nëse është në rregull, ajo lëshohet në Kuvend nga propozuesit e Aleancës dhe Alternativës me mbështetjen e shumicës qeverisëse. Nuk ka më amandamente. Zgjidhja ligjore është rishikuar, nëse kjo konfirmohet përfundimisht, ndërsa duhet të konfirmohet siç është diskutuar, është logjike që ata t’i tërheqin amandamentet”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...