Agjencia Zhurnal.mk

Zaev për vitin e ardhshëm paralajmëroi punësime të kuadrit shkencor dhe arsimor

Shkup, 13 nëntor zhurnal.mk – Me praninë time këtu si kryeministër, dërgoj porosi se kjo Qeveri është përcaktuar për mbrojtje, afirmim, mbështetje të përdorimit të gjuhës maqedonase dhe mbështetje të çdo iniciative të sinqertë e cila shkon në favor të mbarëvajtjes së gjuhës bashkëkohore maqedonase, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në hapjen e konferencës së katërt shkencore ndërkombëtare që e ka organizuar Instituti për gjuhën maqedonase “Këste Misirkov” në kuadër të Ditëve të hapura.

Ai ka thënë se tentojnë të mbështesin institucionet kombëtare që siç tha, “janë lënë anësh në të kaluarën dhe se vitin e ardhshëm do të punohet në rritjen e kuadrit arsimor- shkencor.

“Që ta afrojmë pranimin e rregullt të gjuhës maqedonase deri te njerëzit e rinj dhe të motivojmë krijimin e kuadrove profesional që do të përcjellin njohuritë për gjuhën maqedonase, nevojitet pasardhës në felën. Ndihmuam të përmirësohen kushtet për punë në Institutin e gjuhës maqedonase me kompjuterë të rinj, me klimatizim të krejt ndërtesës, me renovim dhe amfiteatër modern…Poashtu, për 25 për qind vendosëm të ketë rritje të pagave nga tetori këtë vit në institucionet kombëtare që janë lënë nga viti 2008 me paga më të ulëta në shtet. Një pjesë e madhe e punonjësve arsimor këtu kanë qenë më të vërtetë edhe me paga më të ulëta se të arsimtarëve në arsimin e mesëm”, ka thënë Zaev.

Ka shtuar se këtyre ditëve duhet të fillojë debati publik për Propozim- ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase që parasheh mes tjerash, punësim të lektorëve në gjitha institucionet e shtetit, por edhe afirmim më aktiv të gjuhës maqedonase jashtë vendit përmes rinovimit të lektorateve të dikurshëm, por edhe hapje të të rejave, veçmas në vendet fqinje.

“Vizioni i Misirkovit sot është misioni jonë aktiv”, ka thënë Zaev në hapjen e konferencës. Ajo përgjegjësi, shtoi ai është edhe më e madhe nëse merren paraysh pritjet për lëvizjen në perspektivat euroatlantike dhe përdorimin e gjuhës maqedonase në institucionet evropiane.

Drejtorja e Institutit për gjuhën maqedonase, Elena Jovanova- Grujovska ka thënë se punësimet eventuale në Institutin dhe në Universitetin e Shkupit nuk janë të motivuara në situatë para zgjedhjeve, por siç tha, “ka ardhur nevoja e kuadrit të ri”.

Në konferencën ndërkombëtare dyditore të katërt sivjet në temë “Gjuha maqedonase- burim i hulumtimeve filologjike dhe kulturore” marrin pjesë 66 linguistë. Katër dhjetë e pesë janë nga vendi, ndërsa 21 janë nga Polonia, Serbia, SHBA, Rusia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia dhe Sllovenia. Instituti së shpejti do të organizojë edhe tribunë publike për përdorimin e gjuhës maqedonase.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...