Zaev për vizitë në Tiranë, takohet me Merkelin dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 14 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë do të marrë pjesë në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Zaevi do ta udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të së cilës janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Sipas agjendës, është paraparë që pasdite delegacioni qeveritar të ketë takim bilateral me kancelaren Merkel.

Në kuadër të vizitës njëditore të punës, kryeministri Zaev do ta vizitojë edhe Qendrën kulturore maqedonase në Tiranë.

Related posts

Zaevi në takim me ambasadorët e BE-së: Presim progres deri në fund të presidencës sllovene

D V

Regjistrimi në Ohër në rrezik, nga 214 regjistrues janë paraqitur vetëm 80

Z H

Mbështetje e re nga FIZHT – për nxitje të sipërmarrësisë sociale

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More