Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Përmes masave reale e kthejmë dinjitetin e sportistëve dhe përmirësojmë statusin e sportit

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për sport i LSDM-së, Naumçe Mojsovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, mori pjesë në takimin me punonjësit e sportit nga Komuna e Gazi Babës.

Pas 11 vjetëve injorim të sportistëve, punonjësit e sportit, LSDM-ja ndërmerr masa konkrete ta kthejnë dinjitetin e sportistëve dhe besimin në sport, tha kryetari Zaev në takimin me punonjësit e sportit nga Gazi Baba.

Zaev e potencoi dallimin me vitin 2016 kur për sportin janë ndarë 60 milionë denarë, me vitin 2019 kur janë investuar 244 milionë denarë, që e tregon dallimin mes koncepteve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren masa të cilat i përmirësojnë kushtet për sportistët dhe punonjësit e sportit. I kthejmë sallat në menaxhim të komunave, që vetëqeverisja lokale të mundet në mënyrë efikase të udhëheq me ato.

Kryetari i Komisionit për sport i LSDM-së u përqendrua në njërën prej masave më të rëndësishme në të cilat punon LSDM-ja.

Si hendbollist me 20 vjet karrierë në hendboll nuk kam asnjë ditë stazh ndërsa si unë ka shumë, ne këtë por e ndryshojmë, sportistët por marrin kushte për sigurim pensional dhe shëndetësor dhe pension, paga apo të ardhura, e rregulluam padrejtësinë shekullore ndaj sportistëve tha kryetari i Komisionit për sport i LSDM-së Naumçe Mojsovski.

LSDM – Qendra për komunikim me opinionin

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...