Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Përpjekjet për diskriminim zero, ndërtimin e shoqërisë së barabartë

Shkup, 1 mars – Sot, më 1 mars, e shënojmë Ditën e diskriminimit zero. Dita e Kombeve të Bashkuara, e cila u bëri thirrje kombeve të festojnë të drejtën e secilit për të jetuar një jetë me dinjitet të plotë, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia racore dhe etnike apo besimi. Kjo është dita kur e theksojmë barazinë dhe qasjen e barabartë të të gjithëve pa përjashtim të të drejtave të njeriut dhe qasje të barabartë në burimet shoqërore sepse ato u përkasin të gjithë qytetarëve të komunitetit, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

Përpjekjet për diskriminim zero, ndërtimin e një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, thekson kryeministri, janë realizuar përmes zgjidhjes së re ligjore me të cilën qytetarët marrin mbrojtje adekuate ligjore dhe një shoqëri që ushqen diversitetin dhe mundëson kushte për zhvillim për të gjithë.

Në tekstin e ri të Ligjit, për herë të parë, orientimi seksual dhe identiteti gjinor vendosen si baza për diskriminim. Me Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, plotësisht në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare dhe me mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, si dhe nga organizatat e shoqërisë civile, sigurojmë rregullore efektive që vendos parime të barazisë dhe mbrojtjes efektive nga të gjitha llojet e diskriminimit.

Ligji gjithashtu forcoi edhe kapacitetin e Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i zgjeroi kompetencat e tij në fushën e parandalimit dhe e përqendroi vëmendjen e tyre në kujdesin aktiv dhe mbrojtjen e qytetarëve nga të gjitha format e diskriminimit, shkroi kryeministri Zaev.

Postime të ngjashme

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...