Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Personalisht, nuk jam mbështetës i orës policore

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – I pyetur se si e komenton rritjen e rasteve të reja me COVID-19, kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev theksoi se nuk mbështet një mbyllje të serishme të vendit, por që qeveria do të respektojë të gjitha sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

“Të gjithë sugjerimet e reja që do të vijnë nga Komisioni do t`i respektojmë, njëkohësisht, personalisht unë nuk jam mbështetësi i “LOCK DOWN”, nuk jam mbështetës i mbylljes, nuk jam mbështetës i orës policore, por jam mbështetës për gjithçka që do të mund ta ndalte përhapjen e infeksionit”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se zgjidhje më e mirë do të ishte nëse të gjithë respektojmë masat aktuale kundër COVID-19.

Përndryshe, Maqedonia ka nis javën me rekord negativ të të infektuarve dhe për këtë paralajmërojnë masa restriktive, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend.

Komisioni për sëmundje infektive paralajmëron ndalimin e transportit publik, përgjysmimin e orarit të punës dhe masa tjera më të rrepta.

Postime të ngjashme

Joveski: Prokuroria po monitoron ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në Shkup

R Zh

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...