Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Personat që jetojnë më tepër se 1 vit jashtë vendit, do të evidentohen si jo-rezident

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Ligji për regjistrimin e popullsisë shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë diasporë, do t’i përfshijë në bazë të kriterit të vendqëndrimit. Në rast se një qytetarë ndodhet për më shumë se një vit jashtë vendit, gjatë regjistrimit do të evidentohet si shtetas jo rezident. Kjo sipas kryeministrit Zoran Zaev vlen edhe për qytetarët me shtetësi bullgare dhe diasporën e etnive tjera nga Maqedonia e Veriut që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe kontinente tjera.

Në Maqedoni të Veriut është e lejuar dyshtetësia. Çdo kush që është qytetar i këtij shteti mbetet i tillë, por çështja është nëse jeton këtu apo është shpërngulur për më shumë se 1 vit. Ai që është larguar për më tepër se 1 vit llogaritet si jo rezident, pra jashtë shtetit si qytetarë i Maqedonisë së Veriut i larguar për më shumë se 1 vit – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Zaev nuk i konsideron serioze kërcënimet e opozitës për mos njohjen e regjistrimit, ndërsa paralajmërimet për regjistrim tjetër me ardhjen e tyre në pushtet i vlerëson si qëndrime të përshpejtuara. I pari i Qeverisë thotë se regjistrimi me aparate për detektimin e vijave papilare të gishtërinjve nuk mund të bëhet.

Si do t’ia marrim vijat papilare personave që kanë migruar. Si do t’ia bëjmë me fëmijët nën moshën 18 vjeçare, ata nënshkruhen, nuk kanë vija papilare të regjistruara në polici -tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka zbatuar regjistrimin e popullsisë për 18 vite.

Jemi vendi i vetëm në kontinentin Evropian që nuk kemi regjistrim, bashkë me Somalinë dhe nuk di cilët shtete tjera – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Postime të ngjashme

Ish-shefit të spiunazhit maqedonas mund t’i ulet dënimi nga 12 në 9 vjet burg

R Zh

VMRO-DPMNE: Të gatshëm për Qeveri ekspertësh

R Zh

Në repartet infektive në vend mjekohen 492 pacientë me Kovid-19

R Zh

Zaev opozitës, ejani në Qeveri / Ahmeti, opozita ka vendin e vet

R Zh

ASH-AAA: Qeveria e paaftë për të siguruar vaksina kundër Covid-19

R Zh

Xhambaski: Beogradi punon kundër kohezionit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...