Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Plani investues evropian drejt Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të jashtëzakonshme për periudhën pas kovid-19 dhe rikuperim të ekonomisë

Shkup, 19 maj – Forumi ekonomik I Vjenës është jashtëzakonisht I suksesshëm dhe e realizon misionin  e vet për të qenë pikë për avancimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore. Posaçërisht është me rëndësi që forumi në mënyrën më creative dhe inspirues I ndërlidhë politikat e qeverive nga rajoni dhe ambiciet dhe angazhimet e tyre mes përfaqësuesve të komunitetit afarist, të vendeve nga kjo pjesë e Evropës, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Forumin ekonomik të Vjenës, kushtuar Planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor.

“Sllovenia është një nga mbështetëset më të mëdha të rrugës sonë eurointegruese dhe me të vërtetë është kënaqësi të jesh patrone së bashku me ta. Posaçërisht kur po përgatiten për kryesimin me BE-në, në fillim të muajit korrik të këtij viti, dhe fokusi I tyre është në vendet e Ballkanit Perëndimor për sukses të mëtutjeshëm të procesit tonë integrues gjatë kryesimit të tyre”, theksoi Zaevi.

Kryeministri Zaev shtoi se njëkohësisht Forumi ekonomik i Vjenës është  urë që I ndërlidhë programet e ndara të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore me përfaqësuesit e sipërmarrësve evropianë dhe botërorë, të cilët kanë interes për nismat afariste në këto rajone.

Ai sqaroi se në katër vitet e fundit forumi I intensifikoi aktivitetet e veta për popullarizimin dhe promovimin e mundësive për investim në rajonin e Adriatikut deri në Detin e Zi dhe e përshkroi si urë në të cilën definohen potencialet për realizimin e efekteve nga realizimi I interesave publike dhe private lidhur me projektet e ndryshme në rajon, si pjesë e evropianizimit të rajonit.

Ai iu falënderua të gjitha vendet  anëtare të BE-së të cilat e japin mbështetjen pa rezervë që ky process të fillojë që gjatë kryesimit aktual të Portugalisë me BE-në. Komisari Varheji, siç theksoi kryeministri, është komisar I cili po tenton t’u ndihmojë të gjitha vendeve për ta vazhduar procesin për eurointegrim.

Lidhur me fokusin e vëmendjes së planit evropian investues drejt Ballkanit Perëndimor  në këtë ngjarje, Zaevi theksoi se është me rëndësi të jashtëzakonshme, vjen në kohën e vërtetë kur vendet e rajonit po përgatiten për periudhën pas kovidit në rehabilitim dhe ripërtëritje dhe nxitje të trendeve të cilat janë kontestuar apo stagnuar për shkak të ndikimit dhe pasojave nga pandemia.

Zaevi I inkurajon të gjitha vendet ta shfrytëzojnë krizën si potencial dhe mundësi, duke shpresuar se rezultatet deri më tani janë shembull I mire dhe se ekonomia është në gjendje të mire dhe do të rikuperojnë nga kriza ekonomike dhe pandemia.

Me planin, siç theksoi kryeministri, Maqedonia e Veriut ka investim prej 3,5 milionë euro në sektorin privat, ndërkaq punon edhe në tranzicion të drejtë.

Në këto kushte, kryeministri theksoi se investimet kryesore fokusohen në gazin, por edhe konektime të tjera infrastrukturore me vendet evropiane, sepse ajo është infrastrukturë evropiane, ndërkaq siç theksoi sekretari shtetëror I Sllovenisë, Ballkani Perëndimor paraqet ishull të llojit të vet, I rrethuar me vendet e tjera evropiane.

Plani ekonomik investues evropian sipas kryeministrit vjen në moment të duhur për të ofruar dalje nga katastrofa ekonomike e shkaktuar nga pandemia dhe paraqet kohë të mire që të vazhdohet përpara drejt asaj që ishte paraparë të arrihet para pandemisë.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij në forum konkludoi se me planin investues evropian që shpërndau deri nëntë miliardë euro për tërë rajonin në disa vitet në vijim do të krijohet bazë solide për perspektiva të ardhshme të rajonit.

Ai shtoi se është optimist lidhur me investimet në fushën e  transportit, energjisë, tranzicionit të gjelbër dhe digjital, që do të krijojnë rritje të qëndrueshme dhe vende të punës për të rinjtë që dëshirojnë t’I mbajnë në rajon.

Në forum arritën edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim, Oliver Varheji, kryeministri slloven Janez Jansha, drejtori ekzekutiv I Grupacionit A1 Telekom Austria, Tomas Arnolder dhe Petar Umundum, kryetar I Forumit ekonomik të Vjenës. 

Postime të ngjashme

79% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

Zekirija Haxhiu

Zhurnal mëson: Në BDI nuk duan miratimin e ligjit për shtetësi para zgjedhjeve lokale

Bekim Laçi

Fotovoltaikët në Osllomej sjellin 100 punësime të reja

Zekirija Haxhiu

Zaev: Në Bullgari do të bisedojmë për propozimin portugez e jo për identitetin

Zekirija Haxhiu

Rasti “Alfa”, mbrojtja kërkon përsëritjen e procedurës

Zekirija Haxhiu

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...