Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Plani veprues për bashkëpunim me Bullgarinë është përcaktuar

Shkup, 15 shkurt – Plani veprues, gjegjësisht plani sektorial për bashkëpunim me Bullgarinë i cili është përcaktuar nga të dyja vendet duhet të miratohet në konferencën e dytë ndërqeveritare termini i mbajtjes së të cilës është java e ardhshme apo më herët, që duhet të dakordojnë ministrat e punëve të jashtme të të dyja vendeve Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva. Kjo do të ndihmojë në krijimin e ambientit të përgjithshëm për zgjidhjen e çështjeve të tjera të hapura të cilat besoj  se mund t’i zgjidhim më shpejt”, deklaroi kryeministri Zoran Zaevi, përcjell Zhurnal.mk

“Pres me siguri javën e ardhshme apo shumë shpejt të realizohet takimi midis ministrit tonë Osmani dhe ministres Zaharieva që ta dakordojnë konferencën e parë ndërqeveritare,  sepse këtu nuk kemi asgjë kontestuese në pajtim me Planin veprues, gjegjësisht planit sektorial për bashkëpunim  i cili është përcaktuar nga idetë tona dhe bullgare të cilat mbërritën te ne.  Pres në këtë takim të përcaktohet  termini për konferencën e dytë ndërqeveritare, e para u mbajt në vitin 2019, ndërsa mandej të miratohen në Qeveri dhe të hyjmë në implementim efikas të shpejtë të të gjitha këtyre përcaktimeve, sepse janë të mira për popullin maqedonas, për popullin bullgar për Maqedoninë e Veriut dhe për Bullgarinë dhe do të jenë me ndihmë në krijimin e ambientit të përgjithshëm për zgjidhjen e çështjeve të tjera të hapura të cilat besoj se mundemi t’i zgjidhin sa më shpejtë”, deklaroi Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri pas nënshkrimit të Marrëveshjes për grant nga banka gjermane KFF dedikuar për burime ripërtëritëse të energjisë.

Kryeministri sqaroi se Plani veprues është përcaktuar në nivel sektorial, është e veçantë puna e Komisionit historik-edukativ, ndërsa të veçanta janë çështjet politike për të cilat bisedojnë me fqinjin lindor. Plani veprues, gjegjësisht plani sektorial, duhet të përcaktohet në konferencë ndërqeveritare të udhëhequr nga Osmani dhe Zaharieva. Sapo të përcaktohet, siç theksoi Zaevi, do të vijë si procesverbal të qeverive të të dyja vendeve që ta miratojnë dhe menjëherë do të fillohet me funksionalizimin e tij. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...