Agjencia Zhurnal.mk

Zaev plot shpresa për marrëveshjen e Speciales, Deskoska: Shumë punë janë zgjidhur në moment të fundit

Shkup, 21 maj – Në fillim tha se s’kishte paralajmëruar deklaratë, por më pas u bind dhe u pozicionua para kamerave të mediave.

Kryeministri Zoran Zaev beson se deri në publikimin e raportit të progresit të Komisionit Evropian, pushteti dhe opozita do të jenë marrë vesh për projektligjin për prokurorinë.

“Të paktën duhet ta arrijmë marrëveshjen dhe ta publikojmë që më pas të njëjtin Kuvendi të mund ta verifikojë. Pse është e rëndësishme, sepse e dini se raporti do të jetë pozitiv por si shtet nuk do të duhej të lëmë asnjë gjurmë, argument, në Këshillin Ekonomik që përbëhet nga vendet anëtare, më pas do të vendoset në Parlamentet nacionale të vendeve anëtare që do ta miratojnë këtë raport të Bashkimit Evropian dhe të mos lejojmë të kemi asnjë njollë ose asnjë arsye, që askush të mos ketë asnjë arsye për zvarritje”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Por si do të jetë e mundur që për një javë, deri në publikimin e raportit më datë 29 maj, pushteti dhe opozita të merren vesh për Specialen, për të cilën siç dihet kanë dallime të thella.

“Shumë punë në shtetin tonë janë zgjidhur në momentin e fundit kështu që gjithçka është e mundur”, tha Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Ministrja e Drejtësisë pohon se është në komunikim me të gjitha partitë politike, përfshirë këtu edhe VMRO-DPMNE-ne, por me këtë të fundit ende nuk kanë lënë datë për takim të ri. Deskoska tha se po presin përgjigje nga VMRO-DPMNE-ja, por deputeti opozitar Antonio Milloshovski i tha TV21 se tani për tani nuk kanë marrë asnjë ftesë për takim të ri.

Tashmë disa javë zhvillohen takime të pasuksesshme mes pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së për projektligjin për prokurorinë,  përmes të cilit rregullohet edhe puna e Prokurorisë Speciale. Dallimet mes palëve i nxjerr në sipërfaqe neni 105 i projektligjit, ku përcaktohet vazhdimi i lëndëve të Speciales dhe përdorimi i dëshmive të procese gjyqësore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...