Zaev: Po të isha tradhtar, nuk do të kishte veto! Ka zgjidhje të pranueshme për të dyja palët

Shkup, 3 korrik – Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk ndihet fajtor për veton nga Bullgaria, e as tradhtar, siç e akuzon opozita. Siç thotë ai, po të isha tradhtar, nuk do të kishte veto.

 

“Duke pasur parasysh se ai, Mickoski më akuzon mua se unë jam fajtor për veton e Bullgarisë, dhe njëkohësisht më akuzon se jam tradhtar i gjuhës dhe popullit maqedonas, kjo është e kushtëzuar me diçka tjetër. Jo vetëm që është kontradiktore, por është e kushtëzuar me diçka tjetër. Po të isha tradhtar, vetoja do të hiqej. Nëse ende kemi veto, kjo do të thotë se i mbrojmë interesat nacionale. Po të kishte tradhti, vetoja do të hiqej”, deklaroi kryeministri Zaev.

Fakti që përfaqësuesit e Bullgarisë nuk morën pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, edhe pse u ishte dërguar ftesë, sipas Zaevit është mesazh i mirë. Ai thotë se ata i kemi miq, duke mos zbuluar për çfarë bëhet fjalë, megjithatë porositi se ka zgjidhje që janë të pranueshme për të dyja palët.

“Unë mund të them se me Bullgarinë kemi arritur zgjidhje që janë të pranueshme për të dyja palët. Dua të besoj se edhe kësaj here nuk morëm dritë jeshile për shkak se ata nuk kanë Parlament e as Qeveri. Për shkak se e di se ku qëndrojnë shqetësimet e Bullgarisë”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, sipas Zaevit na bëjnë vend evropian i cili e di se ku do që të arrijë dhe se çfarë duhet të kalojë. Gjithashtu ky është imazh për një popull të cilit i është bërë padrejtësi në rrugën drejt BE-së. Në Forumin e Prespës morën pjesë përfaqësues të SHBA-ve dhe BE-së të cilët i dhanë përkrahje të madhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pothuajse të gjithë thanë se këto dy vende e kanë merituar fillimin e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare, andaj kërkuan që BE-ja të gjejë mënyrë për ta mundësuar këtë.

Related posts

Tani për tani nuk ka masa kufizuese në kufi

Z H

Prokuroria hapë aktakuzë për blerjen e 202 autobusëve dy katësh

Z H

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More