Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Populli bullgar dëshiron t’i ndihmon popullit maqedonas, nuk pres bllokada

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk pret që Bullgaria të pengon fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, transmeton Zhurnal.

Ai edhe njëherë përsëriti se çështjet e identitetit, gjuha maqedonase, populli maqedonas, janë të drejta të vetëvendosjes të cilat nuk mund të kontestohen.

“Edhe njëherë rikujtoj- çështjet e identitetit, gjuha maqedonase, populli maqedonas janë e drejtë e vetëvendosjes. Bullgaria është vend europian dhe besoj se në vetë bisedat, në vetë dokumentet për shkak të përkushtimeve të tyre, ambicie dhe dëshira të arsyeshme, të gjindet një zgjidhje e përbashkët për Goce Dellçevin. Assesi nuk pres të kemi pengesa në atë pjesë për shkak se definitivisht nga fillimi deri më sot Bullgaria është njëra nga mbështetësit më të mëdhenj të Republikës së Maqedonisë së Veriut në integrimet në BE. Populli bullgar dëshiron ti ndihmon popullit maqedonas, dhe populli maqedonas dëshiron të jetë i vendosur ndaj popullit bullgarë dhe kështu do të lëvizin edhe vetë politikanët ose instsitucionet, në përputhje të dëshirës për miqësi dhe për bashkëpunim edhe më të madh”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Serwer: Me Biden president ndryshon qasja ndaj Ballkanit! Keqardhje që Haga s’merret me serbët

XH,I

Shilegov: Për ndërtimet joligjore duhet bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit dhe komunave të Shkupit

Z H

OBSH-ja pret që pandemia e ardhshme të jetë shkatërrimtare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...