Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev: Presim mbështetje nga fqinjët në negociatat për antarësim në BE

Zhurnal Ads

Athinë, 16 shtator, zhurnal.mk – Negociatat për anëtarësim në BE mund të zgjasin 5, 6 apo 7 vjet, varësisht nga rezultatet që Maqedonia e Veriut do të tregojë, por gjithashtu varësisht fokusit të BE-së në këtë çështje, tha kryeministri, Zoran Zaev në forumin që po mbahet në Athinë organizuar nga “The Economist”. Zaev shtoi se në këtë kontekst, para se të pret mbështetje nga shtetet e Evropës Veriore, pret mbështetje nga shtetet fqinje, Greqia e Bullgaria por edhe shtetet tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se prioritet i vendit që drejton është të arrijë marrëveshje me fqinjët për problemet e së kaluarës. Tha se duhet të gjendet zgjidhje për çështjen e detit me Greqinë, qoftë me ndërmjetësues ndërkombëtar ose përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Zaev e Rama ndër tjerash shtuan se pandemia nxori në pah se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi, duke theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si shtete të Ballkanit Perëndimor janë urë lidhëse mes Evropës dhe aktorëve të tjerë që veprojnë në rajon, si Rusia, Kina e vendet arabe, në të mirën e të gjithëve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pançev për Zhurnal: Bullgaria, shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, por asnjëherë gjuhën maqedonase

E.E.

Nikolovski në videokonferencë me përfaqësues të CDI

T E

Armata para presidentit Pendarovski sot raporton për gatishmëri luftarake

Z H

Gjatë kohës së pandemisë, rritet numri i lexuesve online

T E

Kush dëshiron të punojë edhe pas moshës 64 vjeçare?

E.E.

Vaksinën kundër Covid-19 pritet ta marrim në fillim të vitit 2021

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...