Maqedoni TOP LAJM

Zaev pret përfundim të suksesshëm për diskutimin e kornizës negociuese më 10 nëntor

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për magazinën “CorD” thotë se shpreson që diskutimi për kornizën negociuese në Bruksel do të ketë përfundim të suksesshëm në Këshillin për çështje të përgjithshme, gjegjsisht në GAK, më 10 nëntor, pas të cilës do të ishte reale të presim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor, transmeton Zhurnal.

Lidhur me gatishmërinë e shtetit për hapjen e negociatave për antarësim në BE, ai thotë se janë të gatshëm të aktivizojnë pistën e shpejtë për përmbushjen e agjendës së BE-së.

“Qëllimi jonë është ta aktivizojmë pistën e shpejtë të negociatave në kapituj me përmbushje të tërësishme dhe pa kushte të agjendës tonë europiane. Sa i përket anës tonë, nuk do të lejojmë arsye për prolongime të reja. Për ne është e pranueshme principi i ri i reverzibilitetit të procesit nëse ndodhë degradim të ambientit demokratik në vendin tonë, por përsërisë, qëllimi jonë është të mos lejojmë këtë në emër të ardhmërisë së shtetit dhe qytetarëve”, tha Zaev për magazinën që shtypet në Beograd në gjuhën angleze.

Postime të ngjashme

685 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E

AZGJ dhe Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale vazhdojnë bashkëpunimin e tyre

XH,I

Mariçiç – Bomgartner: Franca e gatshme për të ndihmuar në reformën gjyqësore

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...