Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Zaev pret që javën e ardhshme të mbërrijnë vaksinat nga “Fajzer”

Shkup, 8 shkurt – Kryeministri Zoran Zaevi në debatin e sotëm onlajn me Këshillit Atlantik në temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës” shfaqi shpresë se javën e ardhshme vendi do të marrë vaksina kundër Kovid-19 nga “Fajzer”-i, ndërsa pastaj edhe nga prodhuesit e tjerë.

I pyetur rreth furnizimi të vaksinave kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Zaevi theksoi se vendi mes të parëve është përfshirë në mekanizmin Kovaks për furnizim të vaksinave, por, siç theksoi gjithkund është problemi i njëjtë – nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë vonohet dërgesa.

“Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi nga vaksinat e Fajjzerit, ndërsa më tej edhe nga vaksinat e tjera”, potencoi kryeministri.

Ai theksoi se numrat me të infektuar me virusin korona në vend janë të qëndrueshme dhe se ka mbi 60 për qind shtretër të lirë në spitalet për trajtim të Kovid-19.

Rreth furnizimit të vaksinave nga Kina dhe Rusia, Zaevi theksoi se vaksinimi nuk është kurrfarë përcaktimi gjeostrategjik dhe secili mund të përpiqet të porosisë nga kudo.

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...