Zaev: Që regjistrimi të jetë i suksesshëm nevojitet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve

Shkup, 5 shtator  – Kryeministri Zoran Zaev sot përmes profilit të tij në Fejsbuk u bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me regjistruesit me qëllim që pas 20 viteve të merren të dhëna relevante të cilat do të jenë bazë për krijimin e politikave të ardhshme.

 

“Pas 20 viteve, përfundimisht shteti ynë do të marrë të dhëna relevante dhe aktuale të cilat më tutje do të jenë bazë për krijimin e politikave reale të cilat në përgjithësi përgjigjen në nevojat e qytetarëve. Që ky operacion të jetë i suksesshëm  krahas profesionalitetit të të punësuarve në Entin Shtetëror për Statistikë dhe instruktorët e angazhuar dhe regjistruesit, nevojitet edhe bashkëpunimi nga të gjithë qytetarët. Prandaj ju bëj thirrje  të bëheni pertner  në këtë proces, sepse vetëm në këtë mënyrë Qeveria, institucionet publike, vetëqeverisja lokale dhe bashkësia e biznesit do të mund të sigurojnë  jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, shlnoi Zaev. 

Related posts

Urim nga ministri bullgar për Punë të Jashtme Stoev me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

D V

Lehtësohet ndalesa për lëvizje në pyje, vetëm me leje të marrë paraprakisht

Z H

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More