Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të tija personale dhe jo të Qeverisë

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Qeveria as nuk ka negociuar, as nuk do të negociojë për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Kjo është e drejtë universale e të gjitha kombeve që të kenë gjuhën e tyre dhe të kenë identitetin e tyre kombëtar, kjo është një çështje që është qartë dhe e fiksuar pa dyshim me statutet ndërkombëtare. Mendimi i partnerit tonë të koalicionit, Lubco Georgievskit është mendimi i tij personal.

Këtë sot e deklaroi Kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, për t’i komentuar qëndrimet e partnerit të koalicionit Lubco Georgievski, plani i të cilit për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë që e paraqiti në rrjetet sociale këtë fundjavë, shkaktoi një stuhi reagimesh.

Informoi se që dje ka biseduar me Georgievskin, me ç’rast ai konfirmoi se ky është qëndrimi i tij personal, dhe siç tha, ia shpjegoi se nuk mund të jetë qëndrim as i qeverisë dhe as i koalicionit, prandaj qëndrimet e qeverisë për këtë çështje janë të qarta.

“Nuk ekziston askund në botë, madje as në vendin tonë, të shkojë të flejë më 31 dhjetor, ’43 si bullgarë dhe të zgjohet më 1 janar, ’44 si maqedonas. Kjo nuk gjendet askund. Kjo është arsyeja pse Evropa nuk hyn në debate mbi historinë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë në të cilën ne pranojmë një histori të përbashkët midis dy kombeve dhe dy vendeve. Dhe ky është me të vërtetë një hap serioz në frymën e miqësisë”, tha Zaev në promovimin e projektit për rindërtimin e Sallës Universale.

Sipas kryeministrit, megjithëse Bullgaria i njeh maqedonasit dhe gjuhën maqedonase, si realitet dëshiron të flasë për të kaluarën, por kjo, thotë është një pyetje mbizotëruese e historianëve, duke e shprehur besimin se do të gjejnë mënyra pikërisht si historianë ta rrumbullaksojnë pjesën e së kaluarës që Bullgaria dëshiron të vendosë.

Shfaqi shpresë se do të ketë ndryshim në gjetjen e një zgjidhje pas zgjedhjeve në Bullgari.

“Besoj se do të gjendet një zgjidhje, nuk do të jepja komente të hollësishme, sepse tani në Bullgari ka zgjedhje. Ndërsa pas zgjedhjeve sapo të formohet qeveria në Bullgari, ne do të vazhdojmë të hyjmë në negociata edhe më thelbësisht, sepse duam të gjejmë zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne ta vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare”, theksoi Zaev.

Kryetari i VMRO-Partisë Popullore, Lubco Georgievski, të shtunën në rrjetet sociale publikoi një plan veprimi për dalje nga, siç thotë, “qorrsokaku në marrëdhëniet me Bullgarinë”. Ai propozon Maqedonia e Veriut të japë garanci se ajo nuk ka pretendime ndaj Maqedonisë Lindore dhe nuk do ta ndihmojë pakicën maqedonase në Bullgari. Më tej, Parlamenti bullgar duhet të deklarojë në deklaratë se nën termin komb maqedonas dhe gjuhë maqedonase nënkupton vetëm komb dhe gjuhë që janë formuar pas vitit 1944. Ai më tej angazhohet për ndryshim të strategjisë së komisioneve historike, ndërsa së fundmi ai propozon që pala maqedonase t’ia japë nën koncesion hekurudhën hekurudhave bullgare me fitim shtesë të llogaritur për ta azhurnuar.

LSDM dje u distancua nga qëndrimet e Georgievskit, me qëndrimin se partia mbetet në qëndrimet e saj të qarta dhe të deklaruara tashmë mbi këtë çështje. “Ne mbetemi të hapur për dialog për të gjetur një zgjidhje, megjithatë përsëris edhe një herë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk janë temë bisede. Kjo temë nuk është diskutuar dhe as nuk do të diskutohet në të ardhmen. Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrimet e tij personale me të cilat ne nuk kemi absolutisht asnjë pikë kontakti”, tha Marija Georgievska, deputete e LSDM-së.

Postime të ngjashme

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

Stevo Pendarovski: Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...