Agjencia Zhurnal.mk

Zaev: Qeveria do të fillon të punojë online, pres dhe Parlamenti ta bëjë të njejtën

Shkup, 12 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se pret që Parlamenti të fillon të punojë online, pasi që dy deputet rezultuan pozitiv me Covid-19, transmeton Zhurnal. Ai beson se pozita dhe opozita do të dakordohen të punojnë online dhe në këtë mënyrë të votohet buxheti dhe informoi që seanca e rradhës qeveritre do të mbahet online pas propozimeve të autoriteteve shëndetësore.

“Qeveria seancën e rradhës të martën do ta ketë online. Ne ende nuk kemi person me simptoma apo të infektuar, por në bazë të rekomandimit të ministrit Venko Filipçe dhe Komisionit për Sëmundje Infektive na u tha se në përputhje me numrat, duhet të përgatitemi për seanca online. Besoj se edhe parlamenti do të jetë shumë i kuptueshëm dhe do ta shndërron punën në online çër shkak se këtë e kanë bërë siç po e shoh, gati se gjithë parlamentet në rajon dhe Evropë”, tha Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...