Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Qeveria u doli në ndihmë komunave të cilat shumë vite fundoseshin në borxhe, që t’i përkushtohen planeve për zhvillim

Shkup, 11 qershor 2021 (MIA) – Qeveria u doli në ndihmë komunave të cilat shumë vite fundoseshin në borxhe, përmes sigurimit të 50 milionë euro mjete të pakthyeshme, që iu mundësoi që të përkushtohen në plane për zhvillim të vetëqeverisjes lokale, deklaroi sonte në Shkup kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tribunën qytetare të organizuar nga partia nën moton “Më e mira për komunën tonë”.

“Shumë vite komunat fundoseshin në borxhe, kryetarët e rinj të komunave e shpenzonin energjinë që të gjejnë mënyrë që t’i kthejnë borxhet. Vendosëm që t’iu dalim në ndihmë dhe si Qeveri siguruam 50 milionë euro, mjete për komunat. Secila komunë mori mjete të pakthyeshme që të mbulojë 51 % nga borxhet e paraqitura. Kjo shumë e lehtësoi punën e kryetarëve të komunave dhe ata u përkushtuan në projekte dhe plane për zhvillim të vetëqeverisjeve lokale”, deklaroi Zaevi.

Ai theksoi se LSDM-ja e ka nderin dhe përgjegjësinë që katër vite ta udhëheqë pushtetin qendror, por edhe administratat lokale në 56 komuna dhe qytetin e Shkupit.

“Mbështetja e Qeverisë drejtë njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë gjithsesi këtu edhe Qytetin e Shkupit është e vazhdueshme dhe efikase, e drejtuar kah zhvillimi, ekologjia, mjedisi më i pastër jetësor, ajri më i pastër”, theksoi Zaevi.

Ai theksoi se këtë vit po implementohet projekti për ndërtimin dhe rehabilitimin e udhëve dhe rrugëve lokale në komuna me gjatësi të përgjithshme prej 450 kilometra. Për më tepër, ai theksoi, me 70 milion euro, fonde nga Banka Botërore, secili ka deri në 2 milion euro në dispozicion, dhe 35 milion euro janë dhënë për financimin e projekteve lokale përmes rialokimit të fondeve nga TAV që u siguruan për ndërtimin e kargo aeroporti.

“Me këtë vendim financohen 99 projekte në 75 komuna, projekte për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, rrjetin e ujësjellësit, rrjetet e kanalizimeve, rindërtimin, ndërtimin e kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, rindërtimin dhe ndërtimin e objekteve shëndetësore, dhe për projektet e tjera të propozuara nga komuna”, tha Zaev.

Në lidhje me kryeqytetin, ai theksoi se Shkupi ka qenë ndër qytetet më të ndotura për më shumë se një dekadë, mbi 10 vjet, dhe sot ndotja është zvogëluar në mënyrë drastike dhe ai thotë, ndotja nuk ishte pothuajse temë këtë vjeshtë dhe këtë dimër.

“Çdo here qe merren masa, ka rezultate. Kjo sigurisht nuk është e mjaftueshme, dhe Qyteti Shkupit, institucionet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, tha Zaev dhe nënvizoi se mbështetja e qeverisë për njësitë e vetëqeverisjes lokale, përfshirë Qytetin e Shkupit është e vazhdueshme dhe efikase, që synon zhvillimin, ekologjinë, mjedis më i pastër. ajër më i pastër.

Ai theksoi se shteti qëndron prapa konceptit të ri të transportit publik në Shkup, i cili është projekt kapital për qytetin dhe njoftoi disa projekte dhe plane të tjera për të përmirësuar qytetin.

“Paramendoni vetëm se sa projekte të këtilla do të realizoheshin nëse nuk hidheshin mbi 600 milionë euro në fasada, për përmendore, për palma, anije dhe barok të rremë sa shpenzoi regjimi për vetëm dy kilometra katrorë. Dhe të njëjtët ata, Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja sot flasin për Shkupin? 11 vite i maltretonin shkupjanet, e ndryshonin pamjen e ndërtesave, pamjen e qytetit pa kurrfarë paralajmërimesh dhe konsultimesh. Ja tanë të njëjtën i maltretojnë shkupjanet dhe njerëzit të cilët punojnë këtu përmes bllokadave të paarsyeshme të rrugëve. Pse? Që t’i përmbushin hiret e Mickovskit t’ia ruajnë frikën nga suksesi i shtetit”, tha kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zaev.

Në tribunë janë paralajmëruar si folës edhe zëvendëskryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së, dhen kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. fc/

Postime të ngjashme

Kontesti me Bullgarinë, Selmani: Humbëm kohë, nuk mësuam nga historia me Greqinë

R Zh

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

R Zh

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...