Zaev, Rama dhe Vuqiç sot dhe nesër në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal

Shkup, 28 korrik – Në Shkup sot dhe nesër do të mbahet iniciativa për bashkëpunim, e njohur si “mini Shengen”, ku do të marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Me këtë rast, ata do të marrin pjesë në Forumin ekonomik për bashkëpunim rajonal të organizuar nga Odat ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Serbisë.

Presidenti serb, Vuçiq javën e kaluar kumtoi se në forumin rajonal ekonomik në Shkup do të ndryshohet emri i iniciativës “mini Shengen”, do të nënshkruhen tre marrëveshje dhe se në vendkalimet kufitare do të bëhen “korsi të shpejta” për kalim më të shpejtë të njerëzve nga rajoni.

“Kemi punuar në tre dokumente dhe besoj se do t’i nënshkruajmë në Shkup, ato janë dokumente të rëndësishme për tregti, leje pune dhe mbështetje reciproke në rast zjarre, përmbytje dhe fatkeqësi të tjera, gjë që është në interes të popujve tanë”, deklaroi Vuçiq.

Forumi i Shkupit për bashkëpunim rajonal të Ballkanit Perëndimor do të bashkojë kompani nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si dhe ekonomi të tjera rajonale dhe evropiane, si dhe përfaqësues të qeverive, institucioneve financiare, universiteteve dhe delegacioneve ndërkombëtare dhe shoqatat. Midis 300 dhe 400 pjesëmarrës pritet të kenë takime dypalëshe B2B.

Shumica e kompanive vijnë nga ndërtimi, sektori agro-ushqimor, energjia, makineria, industria e automobilave dhe tekstilit, turizmi, TIK dhe telekomunikacioni, transporti dhe logjistika…

Sipas Agjencisë zhvillimore të Serbisë, Vuçiq, Rama dhe Zaev do të paraqesin një vizion politik dhe ekonomik të rajonit të integruar. Janë planifikuar takime të shumta të biznesmenëve nga rajoni, të cilat do të mbahen pas pjesës zyrtare të Forumit.

Do të marrin pjesë pothuajse 400 ndërmarrje nga rajoni. Shumica e tyre, mbi 200, aplikuan nga Serbia, pastaj më shumë se 100 nga Maqedonia e Veriut, nga Shqipëria rreth 40, nga BeH dhjetëra dhe numër më të vogël ose nga një kompani nga Austria, Tajvani, Izraeli, Polonia, Rumania, Bullgaria, Franca dhe Greqia.

Related posts

ESHS: Regjistrimi në terren po kryhet me intensitet të zvogëluar

N E

Tregëtia me njerëz/ Në RMV dominon tregëtia për shfrytëzim seksual

Z H

Ministri Hoxha u garanton vreshtarëve se rrushi nuk do të mbetet pa u shitur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com