Zaev realizoi takim me drejtorin e “Egzit” dhe me investitorët amerikan nga industria me kanabis mjekësor

Shkup, 15 korrik – Kryeministri Zoran Zaev i priti drejtorin e festivalit më të madh muzikor në rajonin tonë “Egzit, Dushan Kovaçeviq, dhe mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sportistët e suksesshëm  në futbollin amerikan Lens Brigs, Turk Mekbrajd ddhe Doni Koldvel, si prodhues i suksesshëm i kanabisit mjekësor në SHBA, informojnë nga Qeveria.

 

Siç transmetojnë prej atje, mysafirët, prejse paraprakisht i kanë analizuar mundësitë për investime në disa  rajone tjera botërore, në takim kanë theksuar se përparësitë për investime në industrinë për kanabis mjekësor që i ofron Maqedonia e Veriut e bëjnë vendin nga interesi i veçantë për këtë veprimtari.

Plotësojnë se kryeministri Zaev  i ka prezantuar mundësitë për hapje të fabrikave për kanabis mjekësor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa investitorët i kanë prezantuar përvojat me teknologjinë më përparuese dhe njohuritë  të cilat i shfrytëzojnë në fabrikat e tyre për kultivim të kësaj bime, në SHBA.

“Në takim me drejtorin e “Egzit” dhe me biznesmenët amerikan, u bisedua për sfidat me të cilat përballet muzika dhe industria ivent gjatë pandemisë, me ç’rast shqyrtuam edhe mundësi për organizim të aktiviteteve të festivaleve  “Egzit” edhe në vendin tonë”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

Related posts

Komuna Saraj me njoftim të rëndësishëm për banorët

Redaksia

Ky është kandidati për kryetar komune nga BDI në Haraçinë

D V

Salihu: Edhe partizanët e Shkupit ishin më gjithëpërfshirës sesa “Qyteti i Gjelbër Human”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com