Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Bruksel, 14 qershor – Samiti i parë i NATO-s me 30-të vendet-anëtare sot është moment historik për Maqedoninë e Veriut. Ky është samiti ynë  i parë i NATO-s si anëtare me të drejtë të plotë. Ky është sukses i madh për shtetin tonë dhe sukses i madh për NATO-n. Sot qëndrojmë  krah për krahë me aleatët tanë dhe dëshmojmë për  vërtetimin e unitetit, kohezionit dhe solidaritetit të Aleancës. Partneriteti transatlantik,  është i fuqishëm si asnjëherë më parë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili sot së bashku me liderët e vendeve-anëtare të NATO-s, ka marrë pjesë në seancën plenare të Këshillit Veriatlantik.

“Para Aleatëve tanë të NATO-s theksuam se Maqedonia e Veriut është përkushtuar në vizionin për Ballkanin në shekullin 21 si rajon i paqes dhe stabilitetit. Jemi të përkushtuar  të ndërtojmë Ballkan të ri me bashkëpunim rajonal të përforcuar. Për këtë, fuqishëm besojmë se nevojitet  të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë evropiane dhe euroatlantike. Nevojiten procese të parashikueshme, kredibile dhe të përforcuara të integrimit që të mos ketë vakum të sigurisë së Ballkanit”. tha Zaev.

Kryeministri  e falënderoi sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens  Stoltenberg për udhëheqjen e tij në krijimin e Agjendës së NATO-s 2030 në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, si dhe për konsultime më të gjëra dhe inkluzive me  palët e interesuara në atë proces.

“Agjenda 2030 në kohë i adreson ndryshimet në rrumbullaksimin strategjik dhe e bën NATO-n për shekullin 21. Ne përballemi me kërcënime dhe sfida nga  gara autoritare sistematike për Aleancën tonë. Duhet të bëjmë më shumë  dhe do të bëjmë më shumë  që t’i mbështesim  vlerat e përbashkëta demokratike dhe ta  mbrojmë rendin ndërkombëtare të themeluar në rregulla”, theksoi Zaev.

Në samit, potencon ai, vërtetuam se do t’i rrisim konsultimet politike dhe  koordinimin ndërmjet aleatëve.

“NATO-ja është e domosdoshme për sigurinë tonë kolektive. Aleanca është forum transatlantik thelbësore për konsultime për të gjitha çështjet e lidhura me sigurinë dhe për miratimin e përgjigjeve të përbashkëta në të gjitha sfidat. Njëherit u pajtuam  se do ta thellojmë bashkëpunimin me partnerët tanë  me të cilët jemi të mendimit të njëjtë, me të cilët ndajmë vlera të njëjta dhe me të cilët kemi interesa të përbashkëta. Në rend të parë, ky është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së,  por edhe  partnerëve tanë të tanishëm dhe të ardhshëm”, tha kryeministri Zaev.

Shprehu kënaqësi që aleatët përmes Agjendës 2030 sërish i vërtetuan parimet themelore të Aleancës dhe së bashku u pajtuan t’i mbështesin ato parime me aktivitete politike, konkrete dhe mjete.

“Në të ardhmen ne duam ta shohim NATO-n me  dimension politik dhe funksion më të gjerë. Kjo do të na mundësojë t’i përmirësojmë politikat në spektër të gjerë  të fushave dhe të përshtatemi në sfidat e reja me të cilat do ta përforcojë kohezionin politik në NATO. Sot pas samitit të suksesshëm të NATO-s dërgojmë  porosi të fuqishme. Ne jemi NATO dhe së bashku jemi më të fuqishëm”, tha Zaev pas mbledhjes.

Liderët e vendeve-anëtare të NATO-s të cilët së bashku me Zaevin morën pjesë në pjesën qendrore të punës së Samitit të sivjetëm të Aleancës  u pajtuan se Samiti mbahet në një moment kyç për Aleancën dhe sigurinë e saj kolektive, kumtoi paraprakisht pres shërbimi qeveritar.

“Në erën e zhvendosjeve të reja në skenën e sigurisë globale NATO-ja i përforcon pozitat kundrejt sfidave për sjellje të përbashkët të vendimeve në nivel strategjik për rregullim të mëtutjeshëm  të NATO-s dhe rolin e  saj kyç në të ardhmen.  Liderët e NATO-s dhe të vendeve anëtare  janë unanim se asnjë vend anëtar ose kontinent nuk mund të ballafaqohet vetëm me këto sfida, dhe se  uniteti transatlantik dhe solidariteti janë nga vlera vitale që të mbahen  kombet tona anëtare të Aleancës të sigurta. Në Samitin e NATO-s 2021 është ndarë vlerësimi se para anëtareve të saj është mundësi historike të përforcohet lidhja ndërmjet Evropës dhe Amerikës Veriore dhe NATO-ja të përgatitet për të ardhmen dhe për atë nisma NATO 2030 për vazhdim të adaptimit të Aleancës është në zemrën e Samiti”, theksohet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

D V

Meteoalarm portokali, edhe sot mbi 40 gradë Celsius

D V

Vetëm 30% e territorit të vendit ka kanalizime

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...