Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

Shkup, 10 maj – Kryeministri Zoran Zaev, së bashku me zëvendëskryeministrin e obliguar për çështje evropiane, Nikolla DImitrov, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe shefen e Misionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në BE, Agnesa Rusi-Popovska, sot në Bruksel realizoi takim me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli.

“Zaev në takimin me Sasolin tha se vizita e tij në Bruksel në ditët kur ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së sot në Bruksel debatojnë për qasjen strategjike të Unionit ndaj vendeve nga Ballkani Perëndimor, ka për qëllim të dëgjohet porosia se maqedonasit dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të debatojnë për identitetin e tyre dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të vendoset në tryezë për debat në emër të fillimit të negociatave me BE-në”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit të Qeverisë.

Kryeministri gjatë bisedës me Sasolin ka shprehur falënderim deri te Parlamenti Evropian për tërë përkrahjen që në vazhdimësi e jep për Maqedoninë e Veriut dhe i theksoi pritjet që kjo përkrahje të jetë edhe më e cekur gjatë periudhës së ardhshme, që të miratohet organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, si fillim të procesit për anëtarësim të vendit në BE.

Kryetari i Parlamenti Evropian, David Sasoli dhe kryeministri Zoran Zaev u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj kanë përkrahje të madhe në PE dhe se ai është i bindur se kjo do të jetë kështu vazhdimisht si inkurajim deri te institucionet e BE-së që ta miratojnë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. 

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...