Agjencia Zhurnal.mk

Zaev – Sharec: Mbështetje nga Sllovenia për në BE dhe NATO

Shkup, 28 maj – Kryeministri Zoran Zaev i cili është për vizitë zyrtare në Slloveni, sot pati takim tet-at-tet me kryeministrin slloven Marjan Sharec në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore tradicionale mes të dyja vendeve si bazë edhe për bashkëpunim më intensiv ekonomik.

Delegacioni i Qeverisë, i kryesuar nga kryeministri Zaev, së bashku me bashkëshorten Zorica Zaeva, zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministren e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostollska, si dhe afaristë, u pritën me me nderime më të larta shtetërore nga kryetari i Qeverisë së Slovenisë Marjan Sharec, si pjesë e programit të vizitës zyrtare, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Zaev e ka njoftuar kryeministrin slloven me gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila me zbatimin me sukses të zgjedhjeve për president të shtetit dhe dhe tempin e realizimit të proceseve reformuese, me të drejtë e pret aprovimin e fillimit të hapjes së negociatave sipas kapitujve nga Komisioni Evropian.

Në këtë drejtim kryeministri Zaev ka theksuar se për vendin tonë do të jetë veçanërisht me rëndësi që Sllovenia të vazhdojë fuqimisht ta mbështesë vendin tonë midis partnerëve evropianë në këtë fazë të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në NATO dhe BE, duke pasur parasysh atë që Sllovenia ka ndikim dhe rol të rëndësishëm në BE.

Në takim mes të dy kandidatëve janë ndarë pritje pozitive nga Forumi i përbashkët i biznesit në organizim të odave ekonomike të Maqedonisë së veriut dhe Sllovenisë.

Sipas programit të vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryeministri Zaev do të ketë takim edhe me presidentin e Sllovenisë Borut Pahor dhe me kryetarin e Kuvendit, Dejan Zhidan.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...