Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev-Shveng: Maqedonia e Veriut është shembull inspirues për përkushtim ndaj evropianizimit të shoqërisë

Shkup, 1 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot e priti kryetaren e Komitetit ekonomik dhe social evropian Krista Shveng, e cila po qëndron në vend me rastin e Forumit të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, që dje dhe sot u mbajt në Shkup.

Kryetarja e Komitetit ekonomik dhe social evropian Krista Shveng, thuhet se në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar, në takim e konfirmoi përcaktimin për përshpejtimin e procesit për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndiom, që nga Forumi në Shkup do të përfshihet në deklaratën e shoqërisë civile nga rajoni dhe theksoi se shembulli i Republikës së Maqedonisë së Veriut është inspirues për shkak të përkushtimit të madh që vendi e manifeston për europianizimi e shoqërisë së vet dhe veçanërisht në pjesën e dialogut me partnerët social dhe shoqërinë civile.

Zaev, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, edhe njëherë e ka përshëndetur organizatën e Forumit, i cili u mbajt si ngjarje përgatitore për Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që më 6 tetor në Slloveni do t’i mbledhë shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare dhe të vendeve të rajonit dhe e theksoi rëndësinë e temës qendrore të forumit “Përforcimi i procesit aderues – Perspektiva kredibile e BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në vendi tonë, ambasadori Dejvid Gir, Zaev theksoi se pret që rekomandimet e Forumit të organizatave civile nga Ballkani Perëndimor të jenë pjesë e “shtysës së re për mbështetje të zgjerimit në të cilin është aq i nevojshëm që të bëhen hapat e nevojshëm për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së”.

Zaev potencoi se për Qeverinë është absolutisht praktikë e rregullt se në përballjen me sfidat dhe problemet e përbashkëta të cilat nuk janë vetëm politike, por edhe ekonomike dhe sociale, partnerët social dhe organizatat civile kanë rol kyç dhe esencial me përfshirjen e tyre aktive në krijimin e politikave, veçanërisht në pjesën e implementimit të “agjendës së gjelbër” në pajtim me direktivën e BE-së, shtohet në kumtesë.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy