Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev: S’kam caktuar takim me Borisovin, bisedimet vazhdojnë

Zhurnal Ads

Shkup, 28 nentor – Dhjetë ditë para mbajtjes së Këshillit të Ministrave, në të cilin do të mësohet nëse do t’i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë informacion lidhur me atë – çka është dakorduar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe çfarë përmbajnë dokumentet që i kanë shkëmbyer të dyja vendet?! Edhe përkundër informacionit jozyrtar që qarkullon se këto ditë kryeministri Zaev do të ketë takim me homologun e tij bullgar Borisov, ai për TV21 mohon një gjë të tillë.

“Nuk kam caktuar takim me Borisovin. Po bisedohet në nivel të grupeve pune nën udhëheqësinë e ministrit tonë të jashtëm dhe atij bullgar”, tha Zoran Zaev.

Megjithatë, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, thotë se në Qeveri ka optimizëm se do të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, por shton se optimizëm duhet të kenë të dyja palët.

“Do të bëjmë gjithçka që të arrihet një zgjidhje, por në asnjë mënyrë në llogari të çështjeve për të cilat kemi thënë se janë linjat tona të kuqe, ndërsa këto janë gjuha dhe identiteti maqedonas. Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë”, deklaroi Radmilla Shekerinska – Ministre e Mbrojtjes.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Filipçe: Të mos dilet jashtë edhe në këtë periudhë pa ndonjë nevojë të madhe

E.E.

Dimitrov – Koja: Vazhdon mbështetja e OSBE-së në proceset reformuese në sferat e qeverisjes të së drejtës

T E

Zaev: Rritja e transparencës pozitivisht ndikon në demokratizim

D J

Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia

T E

Nuhiu: Do t’i identifikojmë gjyqtarët dhe prokurorët me paragjykime etnike, Aziri: BDI nuk pastron gjyqësorin, përkundrazi e politizon dhe partizon atë

R ZH

SPB Tetovë me kontrolle për vendosje të paligjshme të “flesherëve” në makina

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...