Agjencia Zhurnal.mk

Zaev sot mer mandatin, Xhaferi paralajmëroi seancë, Ahmeti pret në takim liderët shqiptarë

Shkup, 13 gusht – Zhurnal.mk – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot duhet t’ia dorëzojë mandatin për përbërjen e Qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kryesuesi i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi vazhdim të seancës konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Shtëpisë Ligjvënëse.

Gjatë ditës duhet të mbahet edhe takim i përbashkët i liderëve të partive nga blloku politik shqiptar të cilin e inicoi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në takim nuk do të marrin pjesë Afrim Gashi nga Aletrnativa dhe partneri i tij i koalicionit lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela të cilët kërkojnë shtyrje për javën e ardhshme, pas 17 gushtit. Në takimin e liderëve nuk do të shkojë as kryetari i Besës, Bilall Kasami, i cili vlerëson se një takim i tillë duhet të mbahet pas formimit të qeverisë së re.

“Zoran Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, i cili e ka fituar numrin më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, e informoi presidentin Pendarovski për negociatat me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë”, thuhet në kumtesën e djeshme të Kabinetit të presidentit i cili mandatin Zaevit do t’ia dorëzojë në orën 12 në Vilën Vodno.

Nga Kabineti i Pendarovskit paraprakisht informuan se presidenti është konsultuar me emra juridik të shquar dhe konkluzioni ishte i qartë: Që të konsiderohet se Kuvendi është konstituuar, nevojitet verifikim i mandateve të deputetëve, ndërsa jo zgjedhja e dikujt.

Sipas kryesuesit të Kuvendit, Talat Xhaferi, nëse presidenti Pendarovski e jep mandatin për formimin e Qeverisë pa u zgjedhur spikeri i tij, atëherë veprimi i tij do të ishte antikushtetues.

“Është jokushtetuese që të jepet mandati pa pasur kryetar të Kuvendit i cili do t’i vendosë në funksion afatet tjera të cilat duhet t’i ndjek Kuvendi, sepse shtëpisë ligjvënëse afatet i fillojnë nga momenti kur do ta marrë njoftimin nga shefi i shtetit se mandati është besuar. Një person i paautorizuar nuk mund t’i informojë deputetët”, konsideron Xhaferi.

Por, shefi i shtetit mbetet në qëndrimin e tij, bënë të ditur nga Kabineti.

“Presidenti Pendarovski, edhe pse i kupton motivet e kryetarit Xhaferi, mbetet në qëndrimin e tij i cili megjithatë e konfirmon edhe praktikën politike në të gjitha vitet e kaluara kur në pushtet ishin opsione të ndryshme politike. Deri të premten, kur skadon afati dhjetëditësh, do ta ndajë mandatin për përbërje të qeverisë së re atij që do të ketë shumicë”, qëndron në reagimin e Kabinetit të Presidentit, i cili, siç shtohet, e pret shkresën me të cilën Xhaferi do të informojë se kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

Kryesuesi i Kuvendit Talat Xhaferi dje u ka dhënë udhëzime shërbimeve kuvendore që për sot ta përgatisin vazhdimin e seancës konstituive dhe zgjedhjen e kryetarit të Dhomës ligjdhënëse. Tha se, pasi presidenti Stevo Pendarovski do t’ia ndajë mandatin e Zoran Zaevit për formimin e Qeverisë, do të thotë se lideri i LSDM-së ka shumicë.

“Nga mediat kam mësuar se Pendarovski do t’ia ndajë mandatin Zaevit, që sipas Kushtetutës do të thotë se Zaevi e ka shumicën dhe se është përgatitur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me çka do të përfundojë edhe zyrtarisht seanca konstituive dhe Kuvendi do të konstituohet. Prandaj u kam dhënë udhëzimet shërbimeve kuvendore për nesër të përgatisin vazhdimin e seancës konstituive”, deklaroi Xhaferi.

Megjithatë, siç bënë të ditur disa media, mbajtja e seancës së sotme është e pasigurt. Shkaku i mundshëm janë obligimet familjare të Xhaferit. Ai mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk tregoi se është bërë gjysh nga vajza. Nga shërbimet e kuvendore tani për tani nuk ka kurrfarë kumtese zyrtare, ndërsa seanca nuk është paralajmëruar edhe në ueb faqen e Kuvendit.

Për mospajtimet mes Pendarovskit dhe Xhaferit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati është decid se përgjigjet në pyetjet vallë Kuvendi është konstituuar ose jo janë në Kushtetutë dhe Rregulloren e kuvendit, ndërsa problemi shkaktohet nga interpretimi i ndryshëm i pjesëmarrësve në proces.

“Pyetjet për të cilat kërkohet përgjigje janë të rregulluara me Kushtetutë dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në nenin 90 paragrafi 1 i Kushtetutës përcaktohet afati brenda të cilit duhet të jepet mandati për përbërjen e Qeverisë, ndërsa Kapitulli II i Rregullores së Punës së Kuvendit e rregullon procedurën për krijimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Murati për MIA-n.

Sipas tij, duket se problemi lind nga interpretimet e ndryshme të këtyre dispozitave nga pjesëmarrësit në proces, por edhe nga raste të caktuara në të kaluarën kur caktohet mandati për përbërjen e Qeverisë, të cilat tregohen si një praktikë e vendosur, theksoi Murati.

Rreth ndarjes së mandatit u prononcua edhe LSDM-ja. Bëri të ditur se sipas nenit 90, paragrafi 1 i Kushtetutës, për mandatar është propozuar Zoran Zaevi.

“LSDM dhe koalicioni “Mundemi” e kanë informuar presidentin Stevo Pendarovski se mandatori për krijimin e Qeverisë së re është lideri i partisë Zoran Zaev. Duke marrë parasysh skadimin e dhjetë ditëve sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit, nga ana e presidentit të shtetit deri te koalicioni ‘Mundemi’ u kërkua njoftim për propozim për kandidat për kryeministër për krijimin e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut. LSDM dhe Koalicioni ‘Mundemi’, në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 të Kushtetutës, mandatar e ka propozuar Zoran Zaevin, kryetar i LSDM-së”, kumtojnë nga LSDM.

VMRO-DPMNE, mbetet në qëndrimin se Kuvendi nuk është konstituuar komplet. Nuk ka as informacione për bisedimet për formimin e Qeverisë.

“Kryesuesi, zotëri Xhaferi, menjëherë pas pikës për verifikim të mandateve e ndërprenë mbledhjen konstituive dhe praktikisht në atë moment siç qëndrojnë punët, ne kemi Kuvend të konstituuar jo plotësisht, pa kryetar të Kuvendit, që është pjesë e marrëveshjes politike. Ashtu ka qenë edhe në të kaluarën, dhe nëse e për,mbledhim qëndrimin shkurtimisht, në këtë moment Kuvendi i Maqedonisë nuk është i konstituuar plotësisht”, tha Arsovski.

Sipas Kushtetutës, pas ndarjes së mandatit, mandatari në afat prej 20 ditëve Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Njëkohësisht me dorëzimin e mandatit për përbërjen e qeverisë së re Zaevit në Vilën Vodno, lideri i BDI-së i thirri në takim të përbashkët krerët e partive nga blloku politik shqiptar. Krahas Selës, Gashit dhe Kasamit, të cilët thanë se nuk do të marrin pjesë, është ftuar edhe lideri i PDSH-së, menduh Thaçi.

Nuk e komentojnë anulimin e Selës, Gashit dhe Kasamit, por thonë se mbeten të hapur për takime të mëtutjeshme gjatë javës së ardhshme ose në cilëndo datë tjetër të ardhshme për të cilën, siç theksojnë, do të merreshin vesh në takimin e sotëm të përbashkët.

Iniciativën e Ahmetit për takim liderësh të partive të bllokut politik shqiptar, e kritikoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, duke e e vlerësuar si “presion ndaj tij dhe Koalicionit Mundemi për kryeministër me propozim të BDI-së”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...