Maqedoni

Zaev – Stanilla: Janë arritur rezultate të rëndësishme në plan ekonomik dhe politik

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Kryeministri Zoran Zaev, sot u takua me Viorel Stanilën, ambasadori i Rumanisë në shtetin tonë, i cili e përfundon mandatin e tij.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim janë përshëndetur politikat e kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë në plan ndërkombëtar, në plan vendor dhe në fushën e ekonomisë,  me  konstatim se  janë arritur  rezultate të rëndësishme  në përparimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës.

Është paralajmëruar se Rumania do të vazhdojë ta mbështesë shtetin tonë në eurointegrime.

Kryeministri Zaev e falënderoi Qeverinë rumune dhe ambasadorin Stanilla personalisht, për miqësinë e sinqertë dhe ndihmën në nivel principiel në proceset  demokratike dhe euroatlantike të shtetit tonë.

“Fuqishëm jemi të përkushtuar ndaj mbështetjes së qytetarëve dhe formave të goditura nga kriza shëndetësore – ekonomike dhe përmes  ribalancit të konfirmuar mbrëmë të Buxhetit,  i cili shkon për miratim në Parlament.  Jemi të vetëdijshëm, si Qeveri dhe si shtet, se hapja e negociatave  me BE-në  sjell periudhë të papërsëritshme para nesh ta përmirësojmë standardin jetësor të qytetarëve dhe t’i zbatojmë  vlerat evropiane në vend dhe do të vazhdojmë  me politikat tona të mençura, të sinqerta dhe të kujdesshme të cilat e çojnë shtetin përpara”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në mbledhje janë shprehur përcaktime të përbashkëta për zhvillm të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, si dhe në suaza të anëtarësimit të përbashkët në BE, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Agjencia kreditore “Fitch” konfirmon rejtingun e vendit “BB+” me pikëpamje negative

T E

Karaxhovski: Maqedonia është në kulmin e epidemisë, në opsion janë gjitha masat, përfshirë dhe mbylljen e tërësishme të shtetit

XH,I

Mickoski: Kërkojmë të kthehet çmimi i vjetër i energjisë elektrike dhe shkarkimin e Bislimovskit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...