Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Zaev sugjeron që Parlamenti të punojë online

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe rekomandojnë që Kuvendi të shqyrtojnë mundësin e mbajtjes së seancave plenare online. Kjo për shkak se në mesin e deputetëve 2-3 prej tyre janë pozitiv me koronavirus.

“Javën e kaluar ministri i shëndetësie Venko Filipçe propozoi që Qeveria të filloj me punë online. Ne në qeveri nuk kemi ndonjë person të infektuar me koronavirus dhe ja kemi propozim që të punojmë online, ndërsa Kuvendi me 2-3 deputetë të infektuar është mirë që të kenë parasysh interesin e qytetarëve dhe institucioneve tjera dhe të shqyrtojnë mundësin që të punojnë online, që të mos vije deri te bllokimi i punës së këtij institucioni”, tha Zaev.

Edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se Kuvendi është mirë të shqyrtoj opsionin e punës online.

“Kam biseduar me shumë deputetë, përfshi edhe deputetë të opozitës dhe kemi dhënë qëndrimin tonë në drejtim të shëndetit të deputetëve. Një gjë të tillë ne e praktikojmë në Qeveri përmes zoom platformës. Besoj se janë të gjithë të vetëdijshëm se edhe tani por edhe në periudhën që pason primare do të jetë shëndeti. Gjithsecili që mund të punoj nga shtëpia do të jetë mirë që ta bëj një gjë të këtillë”, tha Filipçe.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...