Maqedoni

Zaev takon ambasadorin rus: Qëllimi strategjik është BE dhe NATO por e respektojmë miqësinë me Rusinë

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator – Interesa strategjikë të Maqedonisë së Veriut janë anëtarësimi në NATO dhe integrimet në BE, por vendi ynë e respekton miqësinë tradicionale me Federatës ruse dhe bashkëpunimin në fushat e interesit të ndërsjelltë për qytetarët, siç janë ekonomia dhe kultura, tha kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ambasadorin rus, Sergej Bazdnikin.

Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, është dorëzuar telegram urimi nga kryeministri rus, Mihail Mishustin drejtuar kryeministrit Zaev, për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kjo Qeveri ka mundësi më të mira para vetes për ta avancuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, sepse janë mbyllur sfidat e mëdha të cilat qëndronin në rrugën e aspiratave euroatlantike. Tani kahëzohemi drejt rezultateve në ekonomi. Në atë rrugë jemi të gatshëm për bashkëpunim ekonomik parimor me të gjitha shtetet – miq të vendit tonë. Koalicioni qeveritar vlerësojmë se është vendosur në baza të stabile dhe në mandatin e plotë të pritur katërvjeçar qëllimet tona janë standardi më i mirë jetësor për qytetarët dhe realizimi i perspektivave evropiane”, theksoi Zaev.

Në takim u konfirmuan përcaktimet e përbashkëta për vazhdimësi në këmbimin tregtar dhe bashkëpunimin ekonomik.

Postime të ngjashme

Vdes pas problemeve me zemrën, Amdi Bajram

admin

Nigeriani kandidon për kryetar të komunës së Shtipit

T E

Shapaska: Themelohet trup me profesionistë, Siljanoska: Duhet të ketë njerëz të kualifikuar

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...